BallinaEkonomiMilionerë brenda natës?! Kujdes nga mashtrimet me kriptomonedhën Libra

Milionerë brenda natës?! Kujdes nga mashtrimet me kriptomonedhën Libra

spot_img
spot_img

Shumë prej jush mund të kenë hasur këto ditë një lajm të rremë se kriptomonedha e lançuar fillimisht nga Facebook, Libra, tashmë mund të këmbehet me monedhën vendase Lekun. Në adresën e redaksisë së Revistës Monitor dërguan linkun e një artikulli nga një faqje që kopjonte prestigjiozen The Telegraph. Në këtë lajm të rremë me titull “Facebook zyrtarisht mbështet kriptomonedhën dhe e vendos atë si monedhë zyrtare”, thuhet se kompania sapo ka njohur kriptomonedhën si monedhën e saj të vetme zyrtare, ku ndër të tjera përshkruhet se si ata që investojnë sot në monedhën Libra do të bëhen milionerë brenda natës dhe sipas artikullit tashmë Libra mund të këmbehen dhe në Lekë.

Nëse klikon në secilin nga lajmet e faqes së kopjuar të The Telegraph, do tju hapet faqja libra-beta.com, e cila shërben për t’ju regjistruar në një platformë forex, Tradewell. Sapo të plotësoni të dhënat tuaja (emër, mbiemër, adresë email-i, numër telefoni), nuk do të vonojë shumë dhe do t’ju vijë një telefonatë.  Edhe pse numri që po ju telefonon ka prefiks anglez, e kuptoni menjëherë nga theksi i operatorit të call-center, që telefonata nuk po vjen nga Anglia. Në fakt telefonata, sikurse na thotë operatori po bëhet nga Cape Town, kryeqyteti i Afrikës së Jugut. Operatori që telefonon në numrin e Monitor thotë se quhet Damien dhe është Account Manager, i cili do të asistojë për regjistrimin e plotë dhe aktivizimin e llogarisë sonë, në mënyrë që të fillojmë kapitalizimin në tregun e kriptomonedhave, si Bitcoin apo Libra.

Shuma fillestare për të nisur investimin në kriptomonedha është 250 euro dhe kompania premtonte fitime që arrijë deri në 50 mijë euro për këtë shumë, pra 200 herë më shumë se sa shuma fillestare.

Hapi i dytë që kjo platformë forex të kërkon është depozitimi i shumës, e cila bëhet ose me kartë debiti dhe krediti ose me anë të transfertave bankare.

Në platformën forex të Tradewell, thuhet se ky uebsajt është në pronësi të Bridgehold Limited, një kompani e inkorporuar në Commonwealth of Dominica, një prej ishujve ofshore.

Në fund të faqes së platformës sigurisht paralajmërohet edhe rreziku i investimit.

 

 

Paralajmërim i rrezikut:

Monedhat dixhitale janë shumë të paqëndrueshme dhe shumë spekulative kështu që investimi mbart një nivel të lartë rreziku. Është e mundur që të humbni të gjithë kapitalin tuaj. Shërbimet e ofruara në këtë uebfaqe mund të mos jenë të përshtatshme për të gjithë, kështu që përpara se të vendosni të konsumoni ndonjë nga shërbimet e kompanisë duhet të konsideroni me kujdes gjendjen tuaj financiare dhe nivelin e përvojës tuaj. Kërkoni këshilla të pavarura nëse është e nevojshme. Spekuloni vetëm me fonde që mund të përballoni humbjen.

 

Shqipëria, vendi i parë drejt rregullimit të kriptomonedhave

Shqipëria është vendi i parë në botë që do të fusë në rregullim teknologjinë blockchain për kriptomonedhat. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, deklaroi pak javë më parë në sesionin për teknologjinë e lartë në Konferencën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Privatësisë  se “qeveria e Shqipërisë ka hapur konsultimin publik për një ligj të ri për tregjet financiare, bazuar tek teknologjia Blockchain”.

Kryeministri tha se “duke vendosur për konsultim publik këtë pjesë të legjislacionit, ne po përpiqemi të hapemi gjithashtu për përdorimin e monedhave kripto, por në një kuadër të rregulluar, diçka, le të themi, që askush nuk e ka bërë akoma”.

Sot në botë ka shumë diskutime për kriptomoedhat mbi përcaktimin nëse janë commodities apo monedha dhe shumica e rregullatorëve të tregjeve financiarë nuk kanë marrë përsipër ta rregullojnë veprimtarinë e kriptomonedhave për risqet e mëdha që mbartin për pastrim parash pasi shmangen rregullatorët.

Edhe në projektligjin e propozuar relatohet se “për të shfrytëzuar sa më mirë përfitimet që ofron kjo teknologji, por edhe për të adresuar një sërë rreziqesh të mundshme siç janë, krijimi i skemave mashtruese apo skemave të paautorizuara për të ofruar aktive virtuale, rreziku i përdorimit të aktiveve virtuale për të pastruar para, si dhe manipulimi i tregut, nevojitet një kornizë ligjore e plotë në mënyrë që ky aktivitet të rregullohet”.

Mund të jenë mallkim

Por Monitor botoi para pak kohësh edhe  qëndrimin e ish-ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, aktualisht kryetar i Komisionit të Ekonomisë në konferencën e Bankës së Shqipërisë. Ahmetaj thotë se “ka ardhur besoj momenti që autoriteti rregullator, por edhe ligjbërësit të mendojnë seriozisht, sepse crypto currencies sa mund të jenë një bekim, mund të kthehen edhe në një mallkim, sidomos për ekonomi dhe sisteme si tonat. Besoj që duhet futur në axhendën e diskutimit mes jush, qeverisë dhe ligjvënësit”

 

   

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular