Nga Shpëtim AXHAMI
Kryetar i PLL
Riorganizim i Legalitetit si subjekt politik, i shkëputur nga PKSH, por jo nga lufta çlirimtare.
Nën frymën e “Triumfit të Legalitetit” të 1924, krijohet Organizata Kombêtare “Levizja e Legalitetit” (OKLL) si domosdoshmëri historike.
Vetë rrjedha e ngjarjeve, përgjatë Luftës së Dytë Botrore, e kërkonte krijimin e këtij formacioni politik, në shërbim të interesit kombëtar dhe në përpjekje për kthimin e Mbretit Zog në fronin e Tij.
Pas pushtimit fashist, ku si rezultat humbën legjitimitetin institucionet shteteror dhe me vendim të qeverisë e të parlamentit, Mbreti ZOG ishte i detyruar të largohej jashtë vendit, ku prej atje do të vazhdonte veprimtarinē politike, zogistet brenda vendit nën drejtimin e gjeneral Abaz Kupit dhe figurave te tjera patriotike, vazhduan veprimtaritë e tyre duke bashkëpunuar në luftë kundër okupatorëve.
Pas rezistences luftarake, kundër pushtimit fashist, të 7 Prillit 1939 nën drejtimin e gjeneral Abaz Kupit, zogistët morën pjesë në Konferencën e Pezës, të perfaqësuar nga vetë Abaz Kupi dhe nga figura të tjera patriotike.
Abaz Kupi do të deklaronte:”…bashkohem me ju, vetëm sa me luftu armikun dhe në rast se partitë e tjera, veprojnë në bazë programesh të tyre, ateherë unë kam me u ndarë dhe kam për me veprue në bazë të programit të organeve legjitime të Legalitetit mbretëror të para okupimit”.
Parimet e Konferencës Pezës po shkeledhin në çdo plan prej drejtuesve të PKSH-së
Në vazhdimësi, zogistët, në kontakte të vazhdushme me Mbretin Zog, vazhduan të ishin aktiv në gjithë skemen politike dhe luftarake të kohës.
Në Gusht të 1943, me ndërmjetësimin e Abaz Kupit, u thirr Konferenca e Mukjes.
Pas saj, filluan luftime frontale të perbashkëta për çlirimin e vendit (këto të faktuara prej historisë)
Me Konferencën e Labinotit të Shtatorit të ‘43, u bë prishja e Marrëveshjes së Mukjes prej udhëheqjes së PKSH, me ndêrhyrjen e misionarëve jugosllav.
U shpall luftë e hapur nacionalizmit dhe çdo formacioni tjetër jashtë PKSH, siq ishte ai Balli Kombëtar.
Kjo marrëveshje, kërkonte ato gjëra, të cilat në heshtje nuk ju interesonin PKSH-së dhe jugosllavëve.
Parimisht ndër të tjera kërkohej:
Luftë pa kompromis nga të gjithë.
Vazhdimi i luftës deri në çlirimin e Kosovës dhe Çamerisë.
Çeshtja e formës së regjimit do të vendosej pas lufte në mënyrë legjitime me vullnet të vetë popullit.
Prishja e kësaj marrëveshje përbën një prej akteve më kriminale të kohës.
Zogistët, nuk mund të pajtoheshin me ketë çorbë që po gatuhej në guzhinat sllavo-ruse me përkrahjen e Enver Hoxhes.
Nqs. marrveshja e Mukjes do të gjente zbatim, Shqipëria i kishte të gjitha mundësitë të mos binte nën diktaturën komuniste.
Tashmë kuptohej qartë, se interesat kombëtare dhe lufta e mbeshtetur në menyrë të përgjithshme, ishte tradhëtuar, ajo ishte kthyer në luftë për pushtet pa marrë parasyshë çdo pasojë qoftë dhe vëllavrasjeje.
Të gjendur përpara fakteve të tilla të rrezikshme kombëtare, ishte nevoje historike, për tu mos u pajtuar me atë që po ndodhte.
Atëherë me datë 21 Nëntor 1943, nën udheheqjen e Abaz Kupit në Zall-Herr të Tiranës, u thirr Kuvendi Kombetar duke shpallur krijimin OKLL-së, si formacion politik.
Zogistët tani ishin të organizuar jo vetëm ushtarakisht por edhe politikisht.
Abaz Kupi do të deklaronte për shpalljen e Legalitetit “ Mora insiativën e shpalljes Legalitetit, vetëm atëherë kur pashë shenjat e para të vllavrasjes dhe nuk doja me ba pjesë nē njē organizatë që vret shqiptarët.
Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Legalitetit u zgjodh major Abaz Kupi.
Kryetar i kryesisë Zef Çoba. pjesmarrës të tjerë ishin diplomati Rauf Fico, Gaqo Goga, Osman Myderizi, Selim Damani e shume figura të tjera patriotike.
Ky riorganizim programor kërkonte ndër të tjera:
Vazhdimin e luftës kunder okupatoreve, pa dallim dhe nga të gjithë.
Forma e regjimit nuk diskutohej, pasi de jure, ishte ajo e para 7 Prillit 1939, pasi Mbreti Zog, ishte larguar në mënyrë jolegjitime si rezultat i LDB.
Në lidhje me çeshtjen kombëtare, Legaliteti kerkonte, të luftohej deri në pikën e fundit të gjakut për çlirimin e Kosovës dhe të Çamërisë, për të bashkuar trojet shqiptare.
Në lidhje me qëndrimin ndaj aleatëve, Legaliteti ishte i bindur dhe u shpreh, se “interesat e Shqipërisë janë të mbështetura vetëm në politikēn e aleatëve të mëdhenjë perendimorë.
Të shqetësuar dhe të friksuar nga ky formacion politik, PKSH thirri Kongresin fatkeq të Permetit, i cili ndau përfundimisht shqiptarët.
Kjo ndarje, e bërë prej komunisteve, u bë me qëllim e vetëm, atë të marrjes së pushtetit dhe të eleminimit të kundershtarëve të tjerë politik.
Ky formacion politiko – luftarak udhëhoqi dhe luftoj deri ne fund të luftës në shumicën e krahinave të Shqipërisë.
Në momentin, kur Gjermania kishte humbur luftën dhe revanshi komunist kishte filluar spastrimet e kundershtarëve politik, Abaz Kupi dhe një pjesë tjetër e drejtuesve të tjerë, detyrohen të largohet nga vendi, me të vetmen arsye, shmangjen e gjakderdhjes mes shqiptarëve.
Vetë deklarata e Tij në momentin e largimit e vërteton kētë.
Veprimtaria politike e OKLL, vazhdoi edhe në mërgim, nderkohë kur vendi gjendej nēn diktaturën komuniste.
Kjo veprimtari zogiste konsistonte kryesisht, në rrëzimin e regjimit komunist të vendosur në Shqipëri, në bashkimin kombëtar të trojeve etnike, si dhe në rikthimin e Mbretit Zog në fronin e Tij.
Aktivitet kanë qenë të shumta, të gjithanshme dhe në shumë forma, duke perjetuar, duke u arganizuar dhe duke percjellë kudo në botë shqetësimin, për atë që regjimi komunist po bënte në Shqipëri.
Pas pluralizmit politik të viteve 1990, aktiviteti politik i PLL kalon me qendër në Tiranë.
Aktiviteti politik i këtij subjekti,ka qenë në vazhdimësi në interes të kombit Shqiptarë, duke mos u bërë pjesë e fenomeneve negative të politikës pluraliste të pas viteve ‘90.
Sot PLL e ngritur në forme programore, si formacion politik në 1943, nën frymën e “Triumfit të Legalitetit” të vitin 1924 luan rol serioz ne politiken Shqiptare, ku në thelb të vijës programore qëndron ajo për të cilën sot vuajnë shqiptarët,
legalitet-legjitimitet.
Tiranë 21 Nëntor 2019