BallinaAktualitetDenoncimi i studentit: Pedagogu i UPT që na detyron të anëtarësohemi në...

Denoncimi i studentit: Pedagogu i UPT që na detyron të anëtarësohemi në FRESSH

spot_img
spot_img

Pedagogu i Arkitekturës në Universitetin Politeknik të Tiranës detyron studentët e tij të anëtarësohen në FRESSH.

Sipas tij, që të jesh “në rregull” me pedagogun Ermir Gjoka, ose duhet të anëtarësohesh në forumin rinor të PS-së, ose të shkosh në kurset e tij private.

“Denoncon pedagogun se i detyron të anëtarësohen në FRESSH!”, shkruan ish kryeministri Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e studentit.

Ja çfarë shkruan studenti:

“Pershendetje Z.Berisha! Jam student i arkitektures te universiteti politeknik.

Do doja te denoncoja nje petagog te arkitektura i quajtur Ermir Gjoka i cili po na rrjep z.Berisha

Po ju shkruaj se vetem ju keni mbetur shpresa e vetme per ne studentet e arkitektures

Ky petagog me arrogancen me te madhe na vjen ne ore te mesimit dhe tallet me ne na trajton si mjerez pavlere

E vetmja menyre qe ta kesh mire me petagogun Ermir Gjoka esht te rregjistrohesh te forumi socialist ose te besh kurse private me te.

Para 4 vitesh u be nje denoncim te faqja online e ministrise se arsimit dhe kur erdhi kontrollli nga ministria cuditerisht Ermir Gjokes nuk iu be nje kontroll dhe 2 petagogeve te tjere te lidhur me qeverine

Ju lutem z.Berisha na ndihmoni te ngrejme zerin pasi ora e mesimit ne lendet qe jep Ermir Gjoka esht bere politike

Gjithe kohes levdrata per Edi Ramen dhe qeverine socialiste Na shpetoni z.Berisha se jemi futur ne depresion sa vjen dita e marte dhe e merkur qe kemi mesim me te”…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular