BallinaOP EDNdërkombëtarët dhe diplomatët e “shitur”!

Ndërkombëtarët dhe diplomatët e “shitur”!

spot_img
spot_img
Nga Qamil Gjyrezi
PD. dhe Zoti Lulzim Basha janë shumë të intersuar për marëdhënie shumë të mira me ndërkombëtarët, biles me një “kapitull të ri” me mbështetësit tanë në B.E. dhe SH.B.A. Mbështetja që i dhanë P.D.-së në Zagreb Partitë Popullore Europiane, është një shembull i qartë ndihmës politike dhe tregon besimin që kanë tek P.D. dhe Zoti Basha! Këto ditë disa analistë, politikanë, zëdhëndësa, në Shqipëri, akuzojnë ndërkombtarët për “kaosin” politik dhe institucional në vend dhe mbështetje për Edi Ramën dhe qeverinë autoritare rilindase!! Përgjegjës direkt për kaosin politik dhe psikologjik në Shqipëri është Edi Rama dhe qeveria e tij në këto 6 vite! Gjatë këtyre viteve të tranzicionit ka patur edhe prej atyre përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar që kanë abuzuar me detyrën dhe misionin e tyre. Në këtë kontekst, ka edhe përfaqësues të trupit diplomatik që kalojnë kompetencat e tyre dhe merren edhe me biznes politik! Por ndërkombëtarët në shumicën e rasteve, kanë qenë shumë serioz me zhvillimet demokratike dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri në këto 30 vite! Nuk kanë faj ndërkombëtarët për komunizmin 50 vjecar në Shqipëri, por drejtuesat “kriminelë” që i bënë shumë dëm Shqipërisë dhe shqiptarëve! Ish-komunistët në Shqipëri u rreshtuan në Bllokun fitues me Aleatët, por më vonë devijuan dhe bashkupunuan me ish-komunistët rus, jugosllav dhe kinez në dëm të shqiptarëve dhe ceshtjes së Kosovës. Anglo-amerikanët dhe C.I.A., tentuan ta rrëzojnë Enver Hoxhën, por nuk i’a dolën si pasojë e një sëri situatash në Rajonin e Ballkanit dhe në botë! Gjermania demokratike në 1946,sapo kishte dalë nga lufta e dytë botërore dhe nuk kishte fuqi diplomatike dhe politike në politikën botërore! Ndërkombëtarët mbështetën fuqishëm ndryshimet në Shqipëri vitin 1991. Ambasadori gjerman ka qenë në Shkodër para rrëzimit të Bustit të Stalinit dhe SH.B.A-të kanë dhënë një mbështetje të madhe për ndryshimin e sistemit politik dhe demokracinë e brishtë në Shqipëri. Më kujtohet ambasadori Rajerson, që ka dhënë një ndihmë të madhe në fillimet e demokracisë! Ndërkombëtarët ndimuan në krijimin e shtetit ligjor dhe ndarjes së pushteteve dhe ekonominë e tregut dhe nuk janë fajtor për “anarkinë politike” të viteve 1996-97. Ndërkombëtarët patën shumë ndikim në fillimet e kapitalizmit dhe ekonomisë së tregut në vitin 1991! Nuk kanë faj ndërkombëtarët që sillnin ndihma për shqiptarët, shtresat në nevojë dhe ndihmat vidheshin nga individë të papërgjegjshëm të cilët i investonin këto para për të bërë vila. Nuk kanë faj ndërkombëtarët për trazirat e vitit 1997, por rebelët komunistë që për pushtet dogjën Shqipërinë! Ndërkombëtarët në 1998 sollën ushtarët e tyre që do të thotë fëmijët e tyre, për të stabilizuar Shqipërinë e djegur nga ish-komunistët dhe bandat e tyre! Nuk kanë faj ndërkombëtarët pse ish-kryeministri Fatos Nano filloi një korrupsion galopant në vend në 2000-2003, gadi duke krijuar një situatë të pazakontë në Shqipëri dhe duke shkelur parimet e demokracisë dhe tregut të lirë! Nuk kanë faj ndërkombëtarët që pas vitit 2008 Edi Rama këkonte të vinte në pushtet me cdo mjet edhe me dhunë . Në vitet 2007-2012 ndërkombtarët mbështetën antarsimin në NATO, Rrugën e kombit dhe Liberalizimin e vizave, lëvizjen e lirë. Nuk kanë faj ndërkombëtarët që në vitin 2013 erdhi në pushtet një kryeministër i papërgjegjshëm si Edi Rama që shkatërroi Shqipërinë dhe e mbushi me drogë! Nuk kanë faj ndërkombëtarët që Shqipërisë nuk i celen negociatat për në B.E., në vitin 2019, por qeveria e Edi Ramës! Nuk kanë faj ndërkombëtarët që Rilindja dhe Edi Rama kërkon të sundojë edhe Gjykatën Kushtetuese që është kusht për integrimin tonë. Ndërkombëtarët janë të interesuar për reformën në drejtësi dhe integrimin në B.E. të Shqipërisë dhe krijimin e SPAK-së! Nuk kanë faj ndërkombëtarët, që klasa politike në këto 6 vite është pasuruar me fondet publike dhe korrupsion, duke harruar problematikat e njerëzve të thjeshtë dhe nevojat për arsimim, shëndetësi dhe për të mbushur barkun me bukë të shumë shqiptarëve! Nuk kanë faj ndërkombëtarët, që Rilindja mbjell drogë dhe në Shqipëri nuk ka bujqësi të zhvilluar, nuk ka ilace në spitale, kompjutera dhe ngrohje në universitete dhe shkolla. Nuk kanë faj ndërkombëtarët, që gjykatat dhe prokuroria drejtohen me urdhëra politik të Edi Ramës! Nuk i “mbivlerësoj” ndërkombëtarët për kontributin e tyre në këto 30 vite. Nuk jam as avokati i ndërkombëtarëve as nuk kërkoj të gjej të vërtetën në politikë. Janë zgjedhësit ata që do të përcaktojnë të ardhmen e politikanëve dhe Edi Ramës me zgjedhje të lira dhe të ndershme! Qëndrimi im për ndërkombëtarët është si i Kryetarit të P.D.-së Lulzim Basha dhe P.D-së shumë korrekt. P.D. ka marëdhënje shumë të mira me ndërkombëtarët dhe asgjë nuk ka ndryshuar në raport me Europën dhe miqtë tanë të mëdhenj SH.B.A dhe Gjermaninë! Shkaktari i kësaj situate është vetëm e vëtëm një njeri Edi Rama që ka “mendtë e dreqit” dhe kërkon t’i largojë ndërkombëtarët për interesat personale dhe oligarkëve në vend! Shqipëria dhe shqiptarët e kanë përcaktuar fatin e tyre me Shqipërinë dhe ndërkombëtarët, BE dhe SH.B.A-në! “Loja” e Edi Ramës me ndërkombëtarët ka mbaruar ose më mirë sapo ka filluar një “kapitull i ri” i cili do të sjelli gjithmonë stabilitet, zgjedhje të lira në Shqipëri dhe rajon, shtetin e së drejtës, në mbështetje të Shqipërisë, shqiptarëve të njerëzve!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular