BallinaKronike“U detyrua të hante gjethe dhe fije bari për 10 ditë”, gazetari...

“U detyrua të hante gjethe dhe fije bari për 10 ditë”, gazetari shqiptar i “Le Iene” rrëfen tmerret që përjetoi Alvin Berisha

spot_img
spot_img

Djaloshi 11-vjeçar Alvin Berisha, i cili pak javë më parë u nxor nga kampi Al Hol në Siri ka nisur një jetë të re, por askush nuk mund të fshijë nga kujtesa e tij tmerret që përjetoi në kampin e ferrit dhe më herët gjatë qëndrimit në Siri. Gazetari shqiptar bashkëpunëtor i Le Iene Taulant Kopliku, i cili mundësoi takimin mes babait dhe Alvinit rrëfen për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ se për ditë me radhë në Siri vogëlushi është ushqyer vetëm me fije bari. Këtë detaj ia ka treguar babait të Alvinit, një grua kosovare e cila kishte marrë 11-vjeçarin pas bombardimit ku humbi jetën nëna e tij.


“Ato 10 ditë kanë qenë ditë të tmerrshme për atë fëmijë, pasi ishte i plagosur. Kishte rrjedhje gjaku. Janë transportuar në disa zona ku ka pasur stane bagëtish. Janë ushqyer me gjethe dhe bar për 10 ditë me radhë. Gjëja që i ka thënë ajo grua ishte se; ‘ky fëmijë nuk është ankuar kurrë’. Ai ishte i vendosur që të vazhdojnë rrugën me ta”, tha Taulant Kopliku.

Gazetari Kopliku thotë se kurdet janë të gatshëm për t’i larguar nga kampi gratë dhe fëmijët, por shteti shqiptar nuk ka shprehur interesim. “Problemi është që të gjendet gjuha me autoritet kurdë. Shoh që ka një vullnet të varfër nga autoritetet shqiptare për të kontaktuar me kurdët. Arsyeja është gjeopolitikë e pastër. Nëse nga një aleat politk siç është Turqia, ato konsiderohen terroristë, në një farë mënyre janë terroristë dhe për shoqërinë shqiptare”, tha Kopliku.

Kopliku Gazetari Shqiptar I Le Iene

Shtetasit shqiptare që janë në kamp mund të shndërrohen edhe në rrezik nëse kthehen në vendin e origjinës, por Kopliku sugjeron qe shteti shqiptar ashtu siç ka bërë Belgjika mund të krijojë një strukturë të posaçme për trajtimin e tyre.

“Shqipëria sikurse kanë bërë dhe vende si Belgjika, duhet të krijojë një strukturë. Në Belgjikë kjo quhet strukturë e derekalizimit. Ka bashkëpunime me komunën e atjeshme ku është vendosur që t’i kthejnë në shoqëri”, pohoi gazetari. Pasi çështja u bë ndërkombëtare mes vështirësive u arrit që 11-vjeçari Alvin Berisha të dalë nga kampi dhe të kthehet tek babai i tij në Itali ndërkohë që në atë kamp vijojnë të jenë ende rreth 80 gra dhe fëmije shqiptare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular