BallinaAktualitetDebati/Amnistia fut në “sherr” Ruçin dhe Spiropalin

Debati/Amnistia fut në “sherr” Ruçin dhe Spiropalin

spot_img
spot_img

Konferenca e kryetarëve në Parlament e zhvilluar me dyer të mbyllura ka shkaktuar një përplasje të fortë mes kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe ministres së shtetit, Elisa Spiropali, e cila është angazhuar për marrëdhëniet mes Qeverisë dhe Parlamentit.

Debati është shkaktuar pikërisht për çështjen emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, por edhe disa ligjeve të tjera që kanë shkaktuar përplasje të forta politike mes kreut të shtetit dhe mazhorancës. Shkak i këtyre përplasjeve ka qenë fakti se Spiropali ka kërkuar që Parlamenti të parashikojë që të votojë brenda muajit dhjetor një ligjin për Amnistinë në burgje.

 

Por kryeparlamentari Ruçi i ka thënë të flasë për gjërat konkrete dhe kur të paraqitet zyrtarisht drafti mund të diskutojnë për përfshirjen në kalendar.

“Ndjeshmërinë të mos e keni vetëm për gratë, diskriminime nuk ka për çështje të tilla, as për gratë, as për burrat. Unë i kam dëgjuar këto diskutime. Të gjitha gratë dalin jashtë”, iu është drejtuar Ruçi, ministres.

Ndërsa Spiropali i është kthyer se “me gjithë respektin 98% e vrasësve të grave janë burra, pra nuk besoj se ka vend për ndjeshmëri të madhe në këtë rast, ndërkohë që shumica e atyre që dënohen janë ato që vetëmbrohen. Prandaj lind nevoja për ta adresuar këtë padrejtësi”.

Pjesë nga debati në mbledhjen e Konferencës

Elisa Spiropali – Prej më shumë se një muaji është ngritur një grup pune në Ministrinë e Drejtësisë nën drejtimin e ministres për të sjellë në qeveri dhe më pas në Kuvend një nismë për amnistinë, kryesisht për gratë e burgosura. Ka padrejtësi sistemike në të gjithë strukturën e Sistemit të Drejtësisë, në raport me gratë e dënuara dhe me radhë. Do të adresohet dhe shumë shpejt do të vijë brenda vitit me propozim të Kryeministrit një nismë për amnistinë.

Gramoz Ruçi – Zonja Ministre, mos më thoni ato që keni ndër mend. Unë këtu jam në institucion, nuk ka nismë për amnistinë.

Elisa Spiropali – Nuk ka të depozituar ende, por po flas…

Gramoz Ruçi – Më fal! Se çfarë keni ndër mend, mbajeni ndër mend, atë që keni ndërmend kthejeni në letra, në nisma dhe silleni këtu.

Elisa Spiropali – Thashë vetëm për afatet, pra që do të vijë brenda vitit.

Gramoz Ruçi – Mirë, kur të vijë, atëherë edhe ne do të mblidhemi dhe do të bëjmë kalendarin.

Elisa Spiropali – Meqenëse kishte ndjeshmëri zonja Hajdari thashë ta adresoj si çështje.

Gramoz Ruçi – Zonja Hajdari ka ndjeshmëri, mirë bën që e ka ndjeshmërinë dhe ju ta keni ndjeshmërinë. Ndjeshmërinë të mos e keni vetëm për gratë, diskriminime nuk ka për çështje të tilla, as për gratë, as për burrat. Unë i kam dëgjuar këto diskutime. Të gjitha gratë dalin jashtë.

Elisa Spiropali – Me gjithë respektin 98% e vrasësve të grave janë burra, pra nuk besoj se ka vend për ndjeshmëri të madhe në këtë rast, ndërkohë që shumica e atyre që dënohen janë ato që vetëmbrohen. Prandaj lind nevoja për ta adresuar këtë padrejtësi.

Gamoz Ruçi – Kur të mbroni nismën, jepini të gjitha këto argumente, sot nuk ka nismë. Je përfaqësuese e qeverisë, por nuk ka nismë. Sillni nismën!

Elisa Spiropali – Nuk është depozituar, por do të vijë në Kuvend shumë shpejt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular