Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu, ka reaguar për deklaratën e zëdhënës së BE-së, Maja Koçijançiç, e cila e vlerësoi të suksesshëm punimin e delegacionit të Brukselit në Tiranë.
Spahiu përmend faktin se kushtet e BE ndaj Shqipërisë shtohen çdo vite dhe ky nuk është nje tregues i suksesit.
Postimi i plotë i Përparim Spahiut në Facebook:
Koçijançiç mohon “suksesin” e dyfishimit te kushteve per negociatat!? Kocijançiç sa torturohet kot për të mbështetur deklaratat, qe as nuk ekzistojne dhe as nuk jane bere nga BE ne Tirane keto dite, le te flase me mire per ” sukseset” madheshtore te saj. Nen drejtimin e “suksesshem” te Sorekes ne Tirane nga 5 kushte per hapjen e negociatave u bene 10 kushte per hapjen e tyre dhe as qe nuk dihet më se kur do hapen keto negociata.
Me mbeshtetjen ” e ndritur” dhe te drejtperdrejte te Sorekes Shqiperia beri votimet komuniste te 30 qershorit duke permbushur plotesisht dhe me “sukses” te plote standartet e Korese se Veriut dhe duke shkaterruar cdo standart te BE. Fale “luftes shume te sukseshme” kunder korrupsionit te prire nga Soreka Shqiperia per here te pare arrin te jete vendi i trete ne bote per korrupsion.
Me mbeshtetjen e pakursyer te Sorekes administrata publike ” u depolitizua” duke i futur jo me dhjetra ,por me mijra militante partie sic denoncoi Zeri i Amerikes rekrutimin ne burgje.
Fale drejtimit te Sorekes reforma ne drejtesi,apo “perla” sic thote ai vete,po “ecen aq mire” ne Shqiperi e cila mbeti edhe pa Gjykata dhe drejtesia u kap, sa qe BE i rekomandon Maqedonise qe te mos e beje fare nje gje te tille. Me kete ritem te ” shkelqyer” te “sukseseve” te BE ne Tirane dhe heshtjes “madheshtore” te saj ndaj lapjes se shtetit kushtet vetem po shtohen me dyfish. Kocijancic padrejtesisht nuk po flet per keto”suksese” te BE ne Tirane ndaj edhe po ofrohemi ta ndihmojme qe ti njohe ato dhe ti promovoje si nje histori impresionante ” suksesi” te pashoq te tealizimit te kapjes se shtetit dhe mbreterimit te narkoshtetit e korrupsionit ne nje vend kandidat per ne BE sic eshte Shqiperia.
Përparim Spahiu: Koçijançiç mohon “suksesin” e dyfishimit të kushteve për negociatat!?
RELATED ARTICLES