BallinaKryesorePresidenti Meta kërkon referendum, por çfarë mendon paraardhësi i tij Bujar Nishani?

Presidenti Meta kërkon referendum, por çfarë mendon paraardhësi i tij Bujar Nishani?

spot_img
spot_img

Pasditen e djeshme presidenti, Ilir Meta, gjatë një konference të jashtëzakonshme i ka bërë thirrje shqiptarëve për referendum, si e vetmja mundësi për të shpëtuar Kushtetutën e vendit.

Por sa praktike është kjo nismë e presidentin Ilir Meta dhe çfarë ofron aktualisht legjislacioni ynë, për iniciativën e një referendumi të këtyre përmasave?

Një përgjigje e jep ish presidenti, Bujar Nishani, i cili natën e mbrëmshme në emisionin nga `KAPITAL` në Vizion Plus deklaroi se zhvillimi i një referendumi kombëtarë në vendin tonë është shumë e vështirë në bazë të ligjshmërisë, që ofron aktualisht  kushtetuta.

“Vullneti i Metës është zhvendosur tek referendumi si një formë e ushtrimit të demokracisë nga qytetarët që nuk është një formë për tu mos konsideruar. Por se cili është qëllimi kryesor i Metës mbetet për tu parë. Për mua përgjegjësia fillon dhe mbaron të vullneti, ka një vullnet pozitiv apo negativ tek individët që kanë përgjegjësinë e vendimeve dhe gjithashtu dhe te vendimet e shoqërisë. Vullneti shkon përmes proceseve, ku shoqëria jonë ka kontraste të mëdha kulturore dhe civilizuese.

Nëse ne themi se ka probleme kushtetuta nga 1998, 2008 dhe ndryshimet e 2016 të gjithë i pranojmë këto ndryshime. Nëse ne e ndryshojmë sistemin zgjedhor une nuk besoj se me këtë problematike, emancipim dhe sfida do të na jap një kaparcim të madh nëse nuk bëjmë hapa të tjerë. Problemi me i madh i joni është tek inkriminimi i politikës, apo avantazhimi i influencës së krimit përmes politikës.

Referendumi për një çështje duhet të shkojë në Gjykatë kushtetuese, ato janë të mira por edhe realizimi i referendumit siç e kemi të bazuar në kushtetutë është shumë i vështirë”, ka deklaruar skepticizmin e tij për këtë nismë të Ilir Metës ish-presidenti,  Bujar Nishani.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular