10 vite pas ndarjes problematike nga ish- i dashuri kosovar, Milot Binaku, këngëtarja e njohur Genta Ismajli gjen dashurinë e jetës në moshën 35-vjeçare me një milioner turk.
Pak ditë më parë u bë e ditur se artistja është në një lidhje dashurie me një biznesmen turk, të quajtur Husen, por tashmë lidhja po shkon drejt zyrtarizimit.
Edhe pse ka qenë gjithmonë mjaft e kujdesshme dhe e rezervuar për jetën e saj private, ditët e fundit kanë qarkulluar foto të ndryshme të çiftit. Mediat e Kosovës kanë publikuar një imazh më të qartë të partnerit të Gentës, ku shfaqen të lumtur pas pozave romantike brenda një limuzine, foto të cilat nisën të qarkullonin pak ditë më parë. Çifti shfaqet së bashku në një ‘selfie’ dhe duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Kujtojmë që Genta këto kohë është zhvendosur në Zvicër, pasi aty jeton dhe punon i dashuri i saj. Po kush është partneri simpatik, me të cilin Genta del publikisht për herë të parë pas një dekade pas ndarjes nga ish-i Milot Binaku? Ai quhet Husen, është 39 vjeç dhe ka biznese të mëdha në Turqi dhe në Zvicër. Kjo është edhe një nga arsyet që këngëtaren shqiptare e kemi parë shpesh të vizitojë Turqinë, ku për shkak të luksit të fotove, ajo është komentuar mjaft edhe nga mediat e huaja, sidomos nga mediat turke.
Çifti së fundmi është vendosur të jetojë në Zvicër, aty ku jeton biznesmeni dhe me sa duket, ky është vendi që ata kanë zgjedhur për të ndërtuar familjen e tyre të re. Këtë e ka bërë të ditur këngëtarja me postimin e fundit në “Instagram”, ku shihet duke pozuar e vetme në Zvicër, pasi fotografi i fotos është vetë pasaniku turk. Kujtojmë se Genta ka pak kohë që është larguar nga muzika dhe me sa duket, përkushtimi që i ka bërë lidhjes e ka detyruar të bëjë pak pauzë në karrierën e saj.
Para se të deklaronte lidhjen, Genta postonte momente nga takimet romantike me të dashurin, foto impresionuese me pamje nga deti. “Duke e shijuar mbrëmjen time të bukur në Stamboll”, shkruante ajo krah fotos, të shoqëruar me postimin tjetër ku shkruante: “Një darkë romantike, nën dritën e qirinjve dhe me muzikën e violinës në sfond…”
35-vjeçarja Genta Ismajli nis bashkëjetesën në Zvicër, mes planeve të 2020-ës është edhe lindja e fëmijës ket karrierës, Genta Ismajli ka publikuar këngën “Zjarr”, por duket ka rezervuar një tjetër surprizë. Genta do të bashkëpunojë me këngëtarin turk, Cezar, dhe kënga do të punohet nga vetë artisti turk. Veç kësaj, thuhet se një pjesë të këngës Genta do ta këndojë në turqisht, një dedikim për të dashurin turk.
RRËFIMI I GENTËS PËR LIDHJEN SERIOZE ME MILIONERIN: NË 2020-EN DO TË BËHEM NËNË
Duket se Genta ka kohë që e mban të fshehtë lidhjen me milionerin turk, Husen, duke qenë se publikisht ka folur në ekran që në muajin prill për planet e saj të jetës për vitin e ri 2020. E ftuar në “Ftesë në Pesë” me moderatoren Bieta Sulo, për të promovuar videoklipin “Zjarr” dhe për të ndarë të reja nga jeta personale, këngëtarja zbuloi planet e saj të jetës për t’i dhënë fund beqarisë në moshën 35-vjeçare.
Prej kohësh e ka shprehur dëshirën për t’u bërë nënë e shumë fëmijëve dhe gjatë bisedës me Bietën tregoi se me shumë mundësi këtë dëshirë do t’ia plotësojë vetes vitin tjetër. Sa i përket partnerit ideal, Genta zbuloi disa karakteristika që ai duhet t’i ketë patjetër e ndër to, nuk mund të mungonte as trupi i bukur.
“Me patjetër burri im duhet t’i kuptojë shakatë e mia dhe të mos jetë asnjëherë xheloz ndaj meje, se kjo gjë më pengon shumë. Dhe të ketë një trup të mirë”, shtoi më vonë këngëtarja. E me sa shihet në foto, Husen duket se i plotëson kushtet më së miri. Këngëtarja e muzikës pop me origjinë nga Gjilani, por që ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këndon kryesisht këngë komerciale pop dhe shquhet për lëvizjet në skenë dhe kërcimin e saj energjik. Ishte vetëm disa muajshme kur familja e saj u vendos në Çikago, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vendosi të kthehej në Kosovë për disa arsye të ndryshme private, por edhe se mendonte të hynte në tregun e muzikës shqiptare. E vetëm pak kohë pasi ishte kthyer në Kosovë, Genta filloi një lidhje dashurie me Milot Binakun, të cilët, edhe pse po kalonin shumë bukur, vendosën t’i jepnin fund lidhjes së tyre publike në vitin 2009. Për një dekadë të tërë, ajo shprehej se ende s’e kishte gjetur mashkullin me të cilin dëshironte të ndante jetën dhe të krijonte një familje.
“Unë dëshiroj shumë që të kem dikë pranë, sepse të gjithë duan të kenë një person special në jetë. Por nuk do dal në rrugë dhe të them: Hej, hajde ti këtu! Nuk e kam gjetur dikë që të më përshtatet”, është shprehur këngëtarja pak vite më parë. Që nga mosha 19-vjeçare, kur u kthye në Kosovë për të kënduar këngën me titull “Dridhem”, ajo e la Amerikën për të pasur një karrierë të suksesshme në tregun shqiptar. Me fizikun 175 cm të gjatë, Genta e ka prezantuar veten mirë në skenë, duke qenë se e ka talent të fshehtë aktrimin dhe sportin e preferuar, volejbollin. Artistja që gjatë ditës vishet sport dhe mbrëmjeve elegante, këngëtare të preferuar ka Alicia Keys, ndërsa futbollistin për zemër, Ronaldon.
Panorama Plus