Olti Curri është një personazh i dashur në median shqiptare i cili njihet për komentet e tij të drejtpërdrejta dhe ‘thumbat’ ndaj vipave të vendit.
Së fundmi ai ka realizuar një intervistë me 25 pyetje për “Prive”, ku edhe ka shprehur troç mendimin e tij pasi Olti ‘nuk di’ të flasë ndryshe.
Ai është pyetur nga moderatorja e emisionit se cila është këngëtarja shqiptare që nuk e meriton epitetin këngëtare?
Olit nuk ja ka përtuar aspak me përgjigjen e tij:
“Po për shembull, Morena Taraku”, tha Olti. Ai nuk e ka sqaruar arsyen pse ka zgjedhur emrin e Morenës, duke kaluar menjëherë në pyetjen tjetër.
Por kujtojmë se Olti e ka “ngacmuar” këngëtaren për pozat e saj në Instagram edhe më herët e mbase nuk ka nevojë për shumë koment, duke lënë të kuptohet se Morena nuk futet tek personazhet e tij të preferuar VIP.