BallinaKronikeRrëmbehet nëna e re bashkë me të bijën e mitur, ja për...

Rrëmbehet nëna e re bashkë me të bijën e mitur, ja për kë dyshohet

spot_img
spot_img

Një ngjarje ende e pazbardhur ka ndodhur dje në Fushë-Kosovë, ku një nënë 17 vjeçare është rrëmbyer bashkë me të bijën e mitur.

Sipas policisë personat e dyshuar për rrëmbimin janë familja e ish-burrit që jeton në Shqipëri.

T7 thotë se çifti kishte pak kohë që ishte ndarë

17-vjeçarja Z.SH u rrëmbye bashkë me vajzën e saj nga disa persona.

Rasti u denoncua në polici nga babai i saj, Arbi Shabani, i cili jetonte me bijën dhe mbesën e tij në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Fushë Kosovë.

E reja ishte martuar me një person nga fshati Sukth në Shqipëri, afër qytetit të Durrësit.

Shkak për divorcin sipas të afërmeve të saj ishin mospajtimet me familjen e ish-burrit.

Familjarët i thanë T7 se besojnë se 17-vjeçarja me vajzën tashmë kanë kaluar kufirin me Shqipërinë, dhe nuk janë më në territorin e Kosovës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular