Detaje të reja nga operacioni “Your turn” (Radha jote) që zbuloi një grup që zhvillonte prostitucion në kryeqytet, ku ra në pranga edhe 28-vjeccari Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës”.
Gazetarja Dorjana Bezat duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor raportoi për “BalkanWeb” se Policia e Tiranës ka dokumentuar me përgjime dhe vëzhgime aktivitetin e këtij rrjeti prostitucioni prej 9 muajsh.
Tutori i grupit ishte Hermes Nikaj. Ai gjente vajzat po ashtu edhe klientët dhe vendoste pagesën. Shpesh herë ai edhe vetëofrohej kundrejt pagesës, raporton “BalkanWeb”.
Pagesat varionin deri në 700 euro. Klientët ishin të huaj dhe shqiptarë.
DËSHMIA E HERMES NIKAJ
“Nuk kam ushtruar prostitucion dhe as kam shfrytëzuar njeri për prostitucion. Gjithçka ka ndodhur kundrejt dëshirës jo kundrejt lekëve. Duke qenë se jam i njohur kisha më shumë kontakte dhe ua prezantoja mikeshave të mia dhe i ndihmoja të shkonin në hotel”. Këto kanë qenë fjalët e 28-vjeçarit Hermes Nikaj, i cili prej vitesh ishte shumë i njohur në Shqipëri për shkak të karakterit të tij të pazakontë.
Po kështu mësohet se në pyetje janë marrë dhe femrat që ishin pjesë e këtij rrjeti të cilat kanë pranuar se shfrytëzoheshin për prostitucion dhe kanë dhënë detaje se si funksiononte skema.