Në një kohë kur ai paralajmëroi se duke nisur nga e hëna do të vinte me një plan konkret për referendumin, presidenti Ilir Meta do të presë sot në një takim Këshillin e Ambasadorëve shqiptarë.
Burimet bëjnë me dije se takimi është parashikuar që të mbahet në orën 17:00. Të njëjtat burime sqarojnë se kreu i shtetit do të informojë këshillin e diplomatëve mbi zhvillimet e fundit dhe nismat e tij.
Ndërkohë, në përmbyllje të takimit, Meta do të japë edhe një deklaratë për mediat. Në akuzat e ndërsjellta palët përfshinë ne deklarata edhe ambasadat e huaja në vend.