BallinaAktualitetSondazhi/ Qytetarët nuk besojnë të anti-KÇK-ja e Ramës

Sondazhi/ Qytetarët nuk besojnë të anti-KÇK-ja e Ramës

spot_img
spot_img

Paketa anti-KÇK e prezantuar nga kryeministri Edi Rama, ligjëron krijimin e një super-strukture hetimore të paprecedentë brenda Policisë së Shtetit.

Në shënjestër të saj do të jetë çdo person i dyshuar si i përfshirë në krim të organizuar, krime të rënda dhe terrorizëm, si dhe çdokush që përfiton prej tyre, përfshi edhe familjarët.

Ligji i heq prokurorisë monopolin e përgjimit të personave në hetim, duke ia dhënë këtë të drejtë edhe policisë.

Sipas ligjit, policia mund të kufizojë lirinë e lëvizjes së individit, pa një vendim gjykate. Kjo bëhet përmes marrjes së pasaportës së personit dhe pezullimin e vlefshmërisë për çdo dokument tjetër të barasvlershëm.

Image

Me objektiv kryesor gjurmimin e pasurive të krijuara nga krimi, ligji i jep të drejtë Policisë së Shtetit të sekuestrojë pasuri.

Ligji i jep dorë të hekurt strukturës anti-KÇK, t’i kërkojë kompanive celulare identifikimin e çdo numri telefoni në kohë reale, lokalizimin e vendndodhjes, si edhe mundësi për nxjerrje informacioni nga çdo regjistër elektronik të dhënash, qoftë i institucioneve shtetërore apo private.

Pikërisht për këto ndryshime janë diskutuar këtë të hënë në emisionin Opinion, ndërsa qytetarët u pyetën me anë të një sondazhi.  A keni besim se këtë herë do të funksionojë lufta kundër krimit? Ishte kjo pyetja e sondazhit ku gjatë emisionit morën pjesë 5500 qytetarë.

Nga përgjigjet rezultoi se 82 % nuk kanë besim dhe vetëm 18 % besojnë të kundërtën./ Opinion

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular