Klajdi Qato, 25 vjeç u nxor nga rrënojat e hotelit shëndosh e mirë.
I riu është djali I pronarit të hotelit të rrënuar nga tërmeti I fuqishëm që ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit së të martës.
I riu ka qëndruar përreth 20 orë nën rrënoja në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
Nxjerrja e tij është pritur me lot gëzimi nga familjarët. I riu është fshehur nën krevat gjatë këtyre orëve.