BallinaAktualitetShpallet gjendja e jashtëzakonshme. Rama: Në festat e Atdheut, flamuri nuk ulet...

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Rama: Në festat e Atdheut, flamuri nuk ulet në gjysmështizë

spot_img
spot_img

Qeveria shqiptare ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në dy qarqe të vendit që janë prekur më shumë nga tërmeti: në qarkun e Tiranës dhe të Durrësit.

Kryeministri Edi Rama tha në mbledhjen e qeverisë mëngjesin e sotëm se “nuk është koha për asnjë polemikë, por kam parë disa raste mistrecllëku që kanë ndikuar opinionin publik sikur ne qënkeshim për të evituar gjendjen e jashtëzakonshme për të mos marrë përsipër përgjegjësitë tonë.

Dua t’u them të gjithë qytetarëve se e kanë bërë të vetën këtë tezë pafajësisht se çfarë është gjendja e jashtëzakonshme për të na dhënë kohën që të bëjmë gjërat me radhë.

Kështu që ne sot do të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në Kushtetutë.”

Qeveria shqiptare ka vendosur të mbajë një ditë zie kombëtare në nderim të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, që deri tani ka marrë jetën e 24 njerëzve dhe ka shkaktuar qindra të plagosur dhe dëme materiale.

Kryeministri Edi Rama e njoftoi këtë lajm direkt nga mbledhja e Këshillit të Ministrave që ka nisur sot në orën 7:00 dhe sqaroi se Shqipëria do të donte të mbante 3 ditë zie, por për shkak të festave kombëtare të 28-29 Nëntorit kjo është e pamundur, sipas një norme ndërkombëtare. Por, Rama theksoi se 28-29 Nëntori nuk do të jenë ditë festimesh, por ditë solidariteti.

“Sot qeveria do të miratojë vendimin e Ditës së Zisë Kombëtare. Meqënëse kjo ditë pararend ditët e festave të 28-29 Nëntorit, e ka bërë të pamundur të kishim tre ditë zie siç do të donim, për shkak të përmasave të jashtëzakonshme të kësaj tragjedie dhe një bilanc që sipas të gjtiha gjasave nuk do të mbetet me kaq – dhe na ka pamundësuar ta imagjinojmë Flamurin Kombëtar në gjysmështizë në ditët e 28-29 Nëntorit – ashtu sikundër është një normë ndërkombëtarisht e konfirmuar se asnjëherë në ditët ndërkombëtare të vendeve nuk mund të ketë zi, sepse janë ditë që kanë brenda përzishmërinë e një kujtimi të jetëve të dhëna për Atdheun.

Por është e kuptueshme që në këto rrethana, dy ditët më të rëndësishme nuk mund të jenë ditë me përmbajtje festive, por me të gjithë solemnitetin e nevojshëm dhe domosdoshmërinë për të mos e shkëputur asnjë sekondë vëmendjen nga situata akute. Ndaj mendoj se meritojnë të shihen si ditë solidariteti ndërkombëtar, kur respekti për të shkuarën që mishërojnë të njehsohet me kontributin e gjithkujt që ka në zemër nevojën për të kontribuar për të shëruar plagët e mëdha që ka hapur kjo tragjedi.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular