BallinaSocialeTë varfër dhe, që nga sot, edhe të pastrehë

Të varfër dhe, që nga sot, edhe të pastrehë

spot_img
spot_img

Tërmeti i orëve të para të mëngjesit të së martës ka dëmtuar duke i kthyer në të pabanueshme disa banesa edhe në zonën e Farkës në kryeqytet.

Emergjencat civile i kanë pajisur këta banore me çadra pasi muret e shtëpive të tyre mund të shemben në çdo moment.

Në zonën e Farkës familja Shkalla e përbërë nga gjashtë anëtarë, çifti dhe katër fëmijët e rritur, jeton në kushte tepër të vështira. Por pas tërmetit të kësaj të marte, kjo familje është bërë edhe e pastrehë.

“Nuk rrihet këtu. Po pati ndonjë çadër, flemë atje, sepse kemi frikë”, thotë Xhemile Shkalla, raporton A2 CNN.

Situata është e njëjtë edhe në familjen Idrizi, ku për pasojë të dëmtimeve të banesës, 5 anëtarët e saj do duhet të flenë në çadër.

Nga sektori i Emergjencave Civile informohet se deri në këto momente nuk ka pasur mungesë të  bazës materiale për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti por nevojat janë të mëdha, kryesisht për shtretër, batanije dhe ushqime.

Në terren, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, thotë se situata është emergjente dhe po trajtohet si e tillë, pavarësisht se nuk është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

“Tirana nuk ka status shpallje gjendjeje. Ne adresojmë një problematikë dhe këtë jemi duke bërë”, thotë ai.

“Kemi hapur 5 qendra të pritjes në 5 pika të Tiranës. Në total dëmi është në 500 banesa, ndërsa totalisht të pabanueshme kemi rreth 186”, shton Veliaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular