Tërmeti i 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 ballë, ka lënë pas dëme të konsiderueshme, kryesisht në jetë njerëzore. Deri tani, plot 6 familje janë shuar si pasojë e shembjes së banesave në Durrës dhe Thumanë.
Më poshtë ju sjellim të gjitha rastet:
1. Familja Lala, Durrës, 2 të vdekur, 1 i shpëtuar dhe 6 ende nën rrënoja
Sadete Lala (nëna) u nxorr e pajetë nga rrënojat
Ilir Lala (djali i Sadetes) nën rrënoja
Marjeta Lala (nusja e djalit të Sadetes) ende nën rrënoja
Emilio Lala (djali i Marjetës) ende nën rrënoja
Amelia Lala (vajza e Marjetës) u nxorr e pajetë
Dionis e Dionisa Lala (fëmijët binjakë të Marjetës) ende nën rrënoja
Griselda Lala (vajza e Marjetës) mbetet nën rrënoja
Ramë Lala (djali i Marjetës) u nxorr i gjallë pasditen e 26 nëntorit
2. Familja Karanxhaj, Durrës, 2 të vdekur, 1 nën rrënoja
Diena Karanxhaj-Meçaj, humbi jetën në spital pasi qe nxjerrë nga rrënojat e një pallati më 26 nëntor
Esiela Meçaj (vazja e Dienës) u nxorr pajetë nga rrënojat
Roza Karanxhaj (e ëma e Dienës) mbetet nën rrënoja
Ajet Karanxhaj (babai i Dienës) u nxorr i gjallë
3. Familja Reçi shuhet, 4 të vdekur
Eduard, Dolora, Klaus dhe Kristi Reçi humbën jetën
4. Familja Abazi, Durrës, 2 të vdekur
Vëllezërit Shemsedin e Isa Abazi nga Kosova, u nxorrën të pajetë nga rrënojat e një hoteli
5. Familja Cara, Thumanë, 8 të vdekur
Albert Cara i shpëtoi tërmetit
Lindita Cara (vajza e xhaxhait të Albertit) u nxorr e gjallë pas 15 orësh nën rrënoja por vdiq në spital.
Fatmira Cara (bashkëshortja e Albertit) u nxorr e pajetë.
Hasan Cara (djali) u nxorr i pajetë.
Erisa Cara (vajza) u nxorr e pajetë.
Almir dhe Stela Cara (djali dhe nusja e Albertit) u nxorr e pajetë
Anthi dhe Sadajana Cara (xhaxhai dhe gruaja e xhaxhait të Albertit) u nxorrën të pajetë.
6. Familja Gregu, Thumanë, 3 të vdekur
Bashkëshortët Pëllumb dhe Çelike Gregu u nxorrën të pajetë nga rrënojat mëngjesin e 27 nëntorit
Saimir Gregu (djali) vdiq në spital pasi qe nxjerrë nga rrënojat pasditen e 26 nëntorit
7. Familja Çupi, Thumanë, 2 të vdekur, 1 nën rrënoja
Hajredin Çupi mbetet nën rrënoja në kërkim
Lute Çupi (bashkëshortja e Hajredinit) u nxorr e pajetë pasditen e 26 nëntorit
Keli Çupi (djali i Lutes dhe Hajredinit) vdiq pak pasi u nxorr nga rrënojat
Coli Cupi (djali i dytë) i shpëtoi tërmetit
Nikolin Çupi (djali i xhaxhait) i shpëtoi tërmetit
… [Trackback]
[…] Find More on on that Topic: startnews.news/2019/11/27/tragjedite-7-familjet-qe-u-shuan-nga-termeti-i-26-nentorit/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Information here on that Topic: startnews.news/2019/11/27/tragjedite-7-familjet-qe-u-shuan-nga-termeti-i-26-nentorit/ […]
… [Trackback]
[…] Here you will find 44641 more Info on that Topic: startnews.news/2019/11/27/tragjedite-7-familjet-qe-u-shuan-nga-termeti-i-26-nentorit/ […]
Comments are closed.