Jo vetëm Durrësi, Thumana dhe qarku Lezhë. Edhe në zonën e Kombinatit në Tiranë ka dëmtime të mëdha si pasojë e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit dhe lëkundjeve pas tij.
Denoncimin e bën kryetari i PD për këtë zonë, Dashnor Visha.
Sipas tij, kemi të bëjmë me shtëpi të dëmtuara tërësisht, pallate të pabanueshme dhe banorë që flenë në qiell të hapur.
Situate e rende dhe thirrje per ndihme e nderhyrje urgjente ne lagjet e Kombinatit nga strukturat kopetente te shtetit , vemendje maksimale nga institucionet vendore e qendrore dhe pse jo dhe nga indivite privat, biznese apo kushdo tjeter qe ka mundesine per te kontribuar ne keto dite dramatike nga pasojat e termetit.
Shtepi te demtuara teresisht, pallate qe jane kthyer te pa banueshme , banore qe flene jashte ne qiell te hapur.
Nevoje per çadra rezistente ndaj shiut,
Nevoje per ngrohje, nevoje per ushqime , detergjente e per gjithcka tjeter qe mund ta beje me te lehte situaten qe po kalojne bashkeqytetaret tane .