BallinaPolitikeTërmeti apokaliptik! Edi Rama tjetër thirrje shqiptarëve: Mos dërgoni më ndihma ushqimore,...

Tërmeti apokaliptik! Edi Rama tjetër thirrje shqiptarëve: Mos dërgoni më ndihma ushqimore, kontribuoni financiarisht!

spot_img
spot_img

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i është drejtuar sërish qytetarëve shqiptar  duke kërkuar prej tyre që mos të dërgojnë më ndihma ushqimore për familjet e prekura.  Ai thekson se kanë ardhur pafund ndihma ushqimore e veshmbathje dhe hapësirat e magazinimit po shterrojnë.

Shefi i qeverisë thotë se tani është kohë për të kontribuuar financiarisht përmes të gjithë platformave të vëna në dispozicion, përfshirë edhe e-Albania.

Postimi i Ramës:

JU LUTEM🙏 JU LUTEM MOS DERGONI MË NDIHMA USHQIMORE DHE RROBA🙏 Kanë ardhur pafund dhe hapësirat e magazinimit po shterren. Në Portin e Durrësit s’ka më kapacitet për depozitimin e tyre dhe nevoja është përmbushur e tejkaluar, falë shumë njerëzve, sipërmarrjeve, organizatave, institucioneve brenda e jashtë! Gjynah nga Zoti të skadojnë a të kalben nga mospërdorimi🙏 FALEMINDERIT SHUMË, ME ZEMËR, POR JU LUTEM MIRËKUPTIMIN TUAJ🙏

JU LUTEM MOS DËGJONI ata që spekullojnë me episode sporadike konfuzioni të natyrshëm në situatën e jashtëzakonshme ku jemi🙏 NUK KA VJEDHJE NDIHMASH e as SHITJE NDIHMASH, në asnjë lloj niveli shqetësues, por bëhet fjalë për episode krejt të parëndësishme për nga përmasa apo për shfaqje e postime provokatorësh të pashpirt, në LUMIN E NDIHMAVE të solidaritetit fantastik🙏

JU LUTEM kuptoni se problemi i emergjencës fillestare të ushqimit dhe veshmbathjes se fatkeqëve, është tanimë i zgjidhur dhe i tejkaluar FALË JUSH🙏

JU LUTEM SOLIDARIZOHUNI PËR TË PËRBALLUAR LUFTËN E VERTETË për strehimin e tyre dinjitoz🙏 Kontribuoni me një shumë sado modeste, SIPAS MUNDËSISË SUAJ në adresën unike e-albania.al/dhuro dhe JU LUTEM, MOS DËGJONI TË PAUDHËT që hedhin dyshime e mbjellin mërzi mbi kupën e shpirtit tuaj të dëshpëruar, duke aluduar lloj-lloj ligësish e pabesish… JU LUTEM BESOJENI, KY ËSHTË MOMENTI YNË I BALLAFAQIMIT ME ZOTIN E SHQIPTARËVE dhe nuk është ora e kujtdo që e mohon atë Zot, duke bërë politikë apo kallur mërzinë e vogëlsisë së vet, në SHPIRTIN TUAJ BUJAR🙏

e-albania.al/dhuro ZOTI BEKOFTË SHQIPËRINË DHE JU TË GJITHË PA DALLIM e frenoftë gjuhën e kujtdo s’di çfarë flet në këtë ORË SPROVE TË RËNDË për FORCËN E ZEMRËS SHQIPTARE🇦🇱🙏

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular