BallinaAktualitetTërmeti tragjik/Universiteti i Durrësit pezullon mësimin deri në 6 dhjetor: Godinat pa...

Tërmeti tragjik/Universiteti i Durrësit pezullon mësimin deri në 6 dhjetor: Godinat pa probleme, stafi do paraqitet

Ne Universitetin e Durresit nuk do te kete mesim deri ne daten 6 dhjetor. Vendimin per pezullimin e procesit mesimir e ka komunikuar vete univesriteti “Aleksandër Moisiu”, pas urdhrit te xnjerre nga rektoriati.

Nderkohe qe sipas verifikimit te bere tre godinat jane pa probeme nga termeti, e ndonese nuk do te kete mesim, sipas universitetit, stafi akademik dhe ai administrativ do te vijoje te paarqitet.

NJOFTIMI 

Duke marrë parasysh kushtet e vështira në të cilat qytetarët ndodhen, humbjen e njerëzve të afërm si dhe ngarkesën e madhe psikologjike të studentëve, Rektorati i Universitetit “Aleksandër Moisiu” ka vendosur pezullimin e procesit mësimor për javën e ardhshme (2-6 dhjetor, 2019).

Ndërkohë, në bazë të legjislacionit në fuqi për sigurinë në mjediset publike, janë bërë verifikimet në të tre godinat universitare dhe gjendja paraqitet pa probleme. Ndaj stafi akademik dhe ai administrativ do të paraqiten për të vijuar punën rregullisht.

Ju ftojmë të vazhdoni të ndiqni komunikimet tona direkte në Facebook, Instagram, Webpage si dhe të monitoroni çdo ditë e-mailet personale.

Inkurajojmë stafin dhe studentët të vijojnë veprat e mira në nevojë të qytetarëve. Qofshi mirë… dhe mos harroni që harku i ndritshëm i ylberit do të shkëlqejë sërish.

#UAMD

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular