Momente prekëse në Thumanë. Babai i katër vjeçare, Ariela Lala e cila humbi jetën bashkë me gjyshen poshtë rrënojave të pallatit në Thumanë është kthyer sot nga Greqia, ndërsa ka shpërthyer në lot kur është afruar pranë rrënojave të pallatit.
Momente të vështira këto për një prind, i cili duhet të pajtohet kundrejt vullnetit me fatin e trishtë. Deri në këto momente janë konfirmuar 40 persona të vdekur dhe mbi 600 të tjetër të plagosur.