BallinaAktualitet10-vjeçari kërkon motrën që vdiq, daja: Ka nevojë për psikolog

10-vjeçari kërkon motrën që vdiq, daja: Ka nevojë për psikolog

spot_img
spot_img

E ëma në spital, ai kërkon korridoreve motrën që humbi jetën nga tërmeti.

Sindrit Caca, vëllai i Manjola Cakoni, e cila ka humbur bashkëshortin Kastriotin dhe vajzën e saj Drita Cakoni 15 vjeçe nga tërmeti në Thumanë ka bërë dëshpërimisht apel për ndihmë, për strehim dhe psikolog për motrën e tij dhe djalin e saj 10 vjeç.

Manjola momentalisht gjendet e shtruar në spitalin e Traumës, ndërsa vëllai i saj kërkon strehim në Tiranë dhe ndihmën e psikologut sidomos për 10 vjeçarin.

Vogëlushi, Alesio ka kërkuar vazhdimisht familjarët e tij dhe madje ka tentuar edhe të ikë nga spitali, pasi nëpër korridore ka dëgjuar tragjedinë që i ka ndodhur familjes së tij.

Ndërkohë kujtojmë se kreu i familjes Cakoni, Kastrioti bashkë me të bijën Drita Cakoni 15 vjeçe humbën jetën nën rrënojat e tërmetit, bashkë me Albert Carën i cili ishte bashkëshorti i motrës së tij./TCh/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular