BallinaAktualitet“Kavaja dhe Vora, nevojë urgjente për ndihmë!” Basha: Qindra banesa të pabanueshme,...

“Kavaja dhe Vora, nevojë urgjente për ndihmë!” Basha: Qindra banesa të pabanueshme, të vlerësohen dëmet

spot_img
spot_img

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thekson se Vora dhe Kavaja kanë pësuar dëmtime serioze pas tërmetit të 26 nëntorit.

Basha thotë se kërkohet urgjentisht vëmendje në këto zona pasi qindra familje po e kalojnë natën në makina dhe çadra të cilat edhe për shkak të kushteve atmosferike janë të papërshtatshme.

“Kavaja dhe Vora kanë pësuar dëmtime serioze nga tërmeti i 26 nëntorit. Qytetarët kanë nevojë për ndihmë urgjente, pasi kalojnë natën nëpër makina dhe çadra të cilat edhe për shkak të kushteve atmosferike janë të papërshtatshme.

Në Vorë banesat e qindra familjeve janë të dëmtuara dhe të pabanueshme. Shumë prej tyre kanë nevojë për ndihma dhe për ushqime.

Në Kavajë me dhjetëra objekte janë të pabanueshme. Prej katër ditësh po presin ekspertet të vlerësojnë gjendjen e objekteve të banimit, ndërsa netët i kalojnë nëpër makina, pa mundur të marrin as rrobat e trupit nga frika se pallatet mund të shemben.

Kërkohet urgjentisht vëmendje për këto zona me dëmtime të rënda, banorët e të cilave kanë nevojë për strehë, ushqime dhe vlerësim të banesave”, shkruan Basha në një postim në rrjetet sociale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular