BallinaKryesoreNe kemi dëshmuar se jemi të fortë”, Dua Lipa do të japë...

Ne kemi dëshmuar se jemi të fortë”, Dua Lipa do të japë të ardhurat e kompanisë së saj për të prekurit nga tërmeti

spot_img
spot_img

Këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, është sensibilizuar me situatën e krijuar në Shqipëri, pas tërmetit tragjik që solli pasoja katastrofike.

Në Instagram, këngëtarja shkruan se ajo, bashkë me familjen tashmë kanë vendosur që të dhurojnë për vendin tonë të ardhurat që do të vinë nga shitja e produkteve të kompanisë së saj “Bond.nyc”.

Ky 28 Nëntor, Dita e Flamurit tonë Kombëtar, na gjen në mes të dhimbjes për jetët e humbura nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri dhe duke qenë krenarë për solidaritetin që vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë dhe në të gjithë botën po tregojnë për këtë tragjedi 

Si gjithmonë të gjithë jemi të bashkuar dhe të gjithë jemi duke kërkuar mënyrat më të mira për të ndihmuar familjet e prekura, fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre, prindërit që kanë humbur fëmijët e tyre dhe miqtë që kërkojnë të gjejnë njëri-tjetrin dhe të jenë atje për të dashurit e tyre.

Çdo moment i humbur duket si një moment tepër vonë në ndërgjegjësimin në mbarë botën për këtë tragjedi, dhe kjo është arsyeja pse unë nuk mund të pres më.

Përveç donacioneve personale të mija dhe familjes sime, unë do të bashkohem me miqtë e mi Kushtrimin dhe Arbenin nga bond.nyc për të krijuar produkte të kompanisë së tyre, të cilat do të shiten në të gjithë botën dhe 100% të të ardhurave do të shkojnë drejt familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Të gjitha të ardhurat do të shkojnë drejtpërdrejt në llogaritë zyrtare të siguruara nga Qeveria e Shqipërisë me të cilët kemi qenë në kontakt përmes miqve tanë në Prishtinë.

Ne kemi dëshmuar se jemi të fortë dhe në momentet si ky ne bashkohemi si një komb i vëllezërve dhe motrave të bashkuara.

Lutuni për Shqipërinë dhe për jetët e humbura.

Bashkohuni me mënyrën më të mirë për të ndihmuar kauzën ose të bëni vetë gjërat tuaja. Koha është gjithnjë e duhur”, ka shkruar Dua në postimin e saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular