Një tjetër trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat e tërmetit në pallatin afër shkollës “Dy Gjelat” në Durrës.
Na gërmadhat e vilës 4 katëshe është nxjerrë trupi i pajetë i Xhuljeta Gjonaj
Xhuljeta, 60 vjeçe ishte nënë e tre djemve të cilët janë emigrantë.
Më herët u nxjerr nga rrënoajt trupi i Nafije Rexhepit, 70 vjeç e cila jetonte me qera në katin e parë të pallatit të shembur.
Kujtojmë që lëkundjet e forta të tërmetit të 26 nëntori, shkaktuan mbi 40 të vdekur e qindra të plagosur.