BallinaSociale‘Do jesh gjithmonë me mua’/ Mesazhi i të fejuarës për Kelin

‘Do jesh gjithmonë me mua’/ Mesazhi i të fejuarës për Kelin

spot_img
spot_img

Thumana u vesh dje me të zeza. Në banesën e fundit u përcollën tre anëtarët e familjes Çupi. Hajredin dhe Lutfie Çupi, 66 dhe 59 vjeç, humbën jetën së bashku me djalin e tyre, Klementin 34 vjeç.

Tërmetit i mbijetoi vetëm djali tjetër i tyre, Micoli 31-vjeçar.

Klement Çupi, ose Keli siç e thërrisnin, sapo ishte kthyer nga Anglia. Ai punonte taksist në Oksford. Mediat e Oksfordit e kanë vlerësuar si një djalë të zgjuar dhe punëtor.

Keli ishte i fejuar dhe priste të martohej së shpejti.

E fejuara e tij, Liridona Suluka ka postuar një mesazh prekës në FB.

“Shpirt i shpirtit tim, ti ke qenë dhe do të jesh gjithmonë me mua. Gjëja më e bukur dhe më e shtrenjta ime,” shkruan ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular