Pas Durrësit, Thumanës, Vorës, Kurbinit e Lezhës, Tirana është një nga zonat e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit që la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur e mijëra shtëpi të dëmtuara.
Banorët ndihen të pasigurt dhe kërkojnë ndihmë dhe verifikimin nga ekspertët të pallateve që kanë pësuar dëmtimet
Këto janë pamjet e pallatit në rrugën “Robert Shvarc”, pranë Kristal Center. Një prej familjarëve Astrit Mema ka telefonuar në “BalkanWeb” për të kërkuar ndihmë. Ai thotë se kolonat janë dëmtuar dhe nuk mund të futen në banesa.
“Kemi frikë të jetojmë këtu! Nuk ka ardhur kush. Të na thonë a është e rrezikshme apo jo”, shprehet banori.