BallinaAktualitetRama i prerë: Këto 2 kategori familjesh nuk do të përfitojnë shtëpi

Rama i prerë: Këto 2 kategori familjesh nuk do të përfitojnë shtëpi

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot në mbledhjen e qeverisë se kush do të jenë familjet që do të përfitojnë banesa nga programi i strehimit për të dëmtuarit nga tërmeti, por edhe se cilat kategori nuk do të përfitojnë nga ky program, dhe janë dy kategori të tilla. Rama tha:

“Në listën e dëmeve të shkaktuara kemi disa situata që janë më specifikisht problematike në Durrës, Shkozet, Plazh, Thumanë, Bubq, Ishëm, Tiranë. Problemetikat me të cilat shtabet duhet të përqendrohen dhe regjistrohen pa asnjë cedim, pa asnjë përjashtim, familjet e prekura nga dëmet e tërmetit. Janë dy kategori familjesh që duhet të kërkojnë fuqi për të qënë mirëkuptues që nuk mund të jenë objekt i kësaj përpjekjeje:

Një kategori janë familjet që para tërmetit kanë rezultuar si të pastrehë, siç ka kudo njerëz njerë dhe nevoja për strehim dhe banojnë në shtëpi me qera, shtëpi të cilat janë në rregull, nuk mund të kërkojnë të futen në listën e familjeve që do të trajtohen me strehim si pasojë e tërmetit, sepse programi ynë i strehimit nuk është program për të zgjidhur problemin e gjithë Shqipërisë. Programi ynë i strehimit është për të zgjidhur strehimin e të gjithë atyre që e kanë humbur atë.

Kategoria tjetër, ajo e banesave me një standard shumë të ulët kushtesh. Është një kategori që ne fatmirësisht e kemi identifikuar falë punë punës së bërë si nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Brendshme, paraprakisht, në mos gabohem, para dy javësh kemi parë dhe një takim se si do ta adresojmë këtë problem; flas për ato familje që janë të varfra dhe subjekt i punës së organizatave solidare për njerëzit në nevojë që ndërtojnë shtëpi. Dhe këto banesa nuk mund të hyjnë në kategorinë e banesave të prekura nga tërmeti. Kuptohet për ato raste kur tërmeti nuk ka shkaktuar dëme të mëtejshme. Fatmirësisht ne e kemi fotografuar këtë situatë, i kemi të gjitha me fotografi në një dosje të veçantë të Ministrisë së Mirëqënies”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular