BallinaAktualitetSituatë e rënduar humanitare, banorët e Laçit i ankohen Bashës: Nuk kemi...

Situatë e rënduar humanitare, banorët e Laçit i ankohen Bashës: Nuk kemi marrë asnjë ndihmë

spot_img
spot_img

Banorët e Laçit që janë dëmtuar nga tërmeti, përveçse janë jashtë, po vuajnë një situatë të rëndë humanitare. Të revoltuar ata i janë ankuar kreut të PD, Lulzim Basha, i cili i ka vizituar sot, se nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

“Nuk kemi marrë gjë, ngelen duke i ndarë për robt e vet”, – shprehet një zonjë e cila ka 5 ditë që kalon natën jashtë dhe pa asnjë ndihmë.

“As çadra nuk na kanë sjellë”, – i thotë Bashës një banor tjetër i dëmtuar nga termeti.
Një nënë me 4 fëmijë thotë se është e detyruar të jetojë në kushte të rënduara me fëmijët e saj dhe se askush nuk ka marrë mundimin të interesohet për të.

“Jetoj te nana me 4 kalamajt. Nuk më është dhënë asnjë ndihmë deri sot. Më është prish shtëpia dhe askush s’ka ardhë. As sot skam marrë asnjë ndihmë”, – thotë ajo e dëshpëruar.

Basha u ndal pas mesditës së sotme në Laç, një nga zonat e goditura nga tërmeti, por që nuk ka pasur asnjë zgjidhje nga institucionet. Banorët nuk kanë marrë zgjidhje për strehim, megjithëse banesat e tyre janë të pabanueshme tashmë. Gjithashtu nuk u është ofruar asnjë lloj ndihme tjetër në ushqime dhe rroba, gjë që e bën situatën shumë të rëndë për këto familje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular