BallinaKryesoreBasha në njësinë 6: Banore jashte vemendjes. Kerkojne vleresim urgjent, strehim dhe...

Basha në njësinë 6: Banore jashte vemendjes. Kerkojne vleresim urgjent, strehim dhe ndihma ushqimore

spot_img
spot_img

Qindra banesa janë të shkatërruara dhe ta pabanueshme në njësinë administrative numër 6 në Tiranë, shkruan kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në facebook.

Basha bën thirrje që të bëhet vlerësimi urgjent i dëmeve dhe të ndihmohen banorët, të cilët thonë se janë lënë në mëshirë të fatit.

Gjithashtu Basha bën me dije se ndihmat që ishin destinuar të shkonin në këtë njësi kanë mbetur në Kashar, ndërsa thekson se vullnetarizmi nuk mjafton dhe duhet ndihma e shtetit

Postimi i plotë:

Sot në njësinë administrative 6 në Tiranë, qindra banesa të shkatërruara dhe të pabanueshme. Mes vuajtjeve, stresit dhe tronditjes banorët kërkojnë vlerësim urgjent, strehim dhe ndihma ushqimore! Ata thonë se deri tani janë tërësisht jashtë vëmendjes dhe të braktisur në fatin e tyre.

Mirënjohje për kontributet dhe ndihmën e disa bizneseve që ndonëse në vështirësi kanë strehuar 40 familje. Ndërkohë u informova se ndihma të tjera të destinuara nga Kosova për këtë zonë janë ndalur në Kashar dhe nuk kanë arritur në destinacion. Gjithsesi vullnetarizmi nuk mjafton. Duhet menjëherë prania dhe ndihma e shtetit!

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular