BallinaAktualitetEdhe Ballist Morina kundër qeverisë: I kanë ditët e numëruara

Edhe Ballist Morina kundër qeverisë: I kanë ditët e numëruara

spot_img
spot_img

Njeriu që na bëri të gjithëve krenarë në 14 tetor 2014, Ismail Morina, i njohur ndryshe me emrin Ballisti, i cili komandoi një dron me flamurin e Shqipërisë etnike, në brendësinë e të cilit në njërin krah ishte Ismail Qemali dhe në tjetrin Isa Boletini gjatë ndeshjes së vlefshme për Euro 2016 mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, ka reaguar lidhur me sulmin e qeverisë ndaj portalit “JOQ Albania”.

AKEP u urdhërua në formë të prerë nga qeveria për bllokimin e aksesit në domainin “joqalbania.com” në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Sipas Ballistit, zëri i së vërtetës është kërcënim për të vetëshpallurit “rilindas”, të cilët kanë vendosur të veprojnë në stilin e etërve të tyre, duke shtypur lirinë e fjalës.

Tifozi i zjarrtë i Kombëtares që me veprimin e tij të rrallë mundësoi kualifikimin për herë të parë të Shqipërisë në një kampionat europian, thekson se kjo qeveri i ka ditët e numëruara.

“JOQ ALBANIA në ditet e sotshme kaq të vështira si çdo here është zëri i të së vertetës por ky zë, të vetëshpallurve “rilindas” u është kercenim dhe kan vendosur të veprojnë në stilin e etërve te tyre, shtypje e lirise se fjales së lirë. Forca JOQ ALBANIA, kurajo, i kanë ditët e numëruara!”, shkruan Morina në reagimin e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular