Dorëheqja e papritur e Kryetares së bashkise Durres, Valbona Sako erdhi pas një lumi reagimesh që pasuan dy gafa të saj: se pari kur deklaroi se te prekurit nga tërmeti po dergohen ne hotele me 5 yje, ku as per pushime s’kanë qenë ndonjeherë. Dhe kulmi mberriti kur deklaroi se ishte e kenaqur qe pati vetëm 50 viktima.
Sako, ashtu si dhe Dako jane perlat e Rilindjes ne Durres dhe mjafton nje situate e pazakonte per te nxjerre ne pah nivelin katastrofik qe sot qeveris vendin.
Niveli i Sakos qe u shfaq ne syte e publikut per shkak te situates, me siguri e ka detyruar Edi Ramen ti kerkoje asaj doreheqjen, të cilën ajo e dha.menjëherë duke deklaruar:« E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës ».
Por, përpos këtij versioni zyrtar në kulisat e pushtetit po gëlon edhe një version tjetër, ai një i lufte të egër të brendëshme në radhët e rilindjes. Sipas tij përpos budallallëkut proverbial të kryetares aktuale dhe paraardhësit, mes tyre ekziston dhe një luftë vllavrasëse që ka dalë në pah pas katastrofës së tërmetit.
Sako thuhet se nuk ka pranuar që të fillojë rafshimi i shtëpive të shembura, pa hetuar më parë prokuroria për shkaqet e rrënimit të tyre.
Por për to ka një përgjegjës që ka dhënë leje dhe që nuk do donte që të dilnin provat dhe faktet për atë që ka ndodhur realisht me ndërtimet në qytetin bregdetar. Sot kur shihet se disa godina janë prishur dhe të tjera fare pranë tyre kanë qëndruar në këmbë, përgjegjësia e lejedhënësve, inxhinjerëve, investitorëve që ngritën ndërtesat që morrën jetë njerzore është evidente. Ppr me.mënyrën se si po.zhvillohen ngjarjet, se si po.nxitohet të rafshohen të gjitha godinat që u shembën, pa u hetuar më parë së ç’ndodhi me to, le dyshime të forta, se po kërkohet të fshehen gjurmët dhe të shpëtohen fajtorët.
Pra, përtej gafave që ulërijnë në sytë e publikut, përtej Gjush akullores dhe Valbonës me 5 yje, mund të qëndrojë edhe beteja për fshehjen e provave dhe fajtorëve të humbjes së jetëve njerzore. Ndoshta për këtë edhe Rama ka shfrytëzuar perlat që nxori nga goja Sako, për të mbuluar përmes saj diçka shumë më të madhe. ©lapsi.al