BallinaAktualitetPërballimi i situatës/Basha takim me ekspertët më të mirë. Priten propozime konkrete

Përballimi i situatës/Basha takim me ekspertët më të mirë. Priten propozime konkrete

spot_img
spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me disa nga ekspërtët më të mirë të vendit në fushën e emergjencave civile, me pedagogë inxhinierë, gjeologë, arkitektë, ekspertë të sizmiologjisë dhe të ndërtimit për t’u konsultuar rreth masave që duhet të marrë Shqipëria për normalizimin e situatës në një kohë sa më të shpejtë dhe për marrjen e masave për të ardhmen.

Pjesë e këtij takimi janë personalitete të njohura si Ismail Hoxha, Faruk Kaba, Skënder Allkja, Markel Baballëku, Fisnik Kadiu, Ernest Noka, Rikard Luka, Sokol Allaraj, Marin Biçoku, Besnik Aliaj, Gafurr Muka, Lulzim Shena, Klid Premti, Sazan Guri, Mentor Balili, Shemsi Prençi.

Ata sollën përvojën e tyre dhe propozime konkrete, të cilat do të jenë baza për propozimet e Partisë Demokratike për përballimin e situatës.

Basha vlerësoi se Shqipëria ka burime të mjaftueshme njerëzore për të evidentuar problematikën dhe për të dhënë zgjidhje, por kërkohet koordinim, mbështetje dhe financim.

Një nga problemet e ngrtirura në takim nga ekspertët sizmiologë është që Shqipëria nuk e ka të plotë rrjetin e saj sizmik, nuk ka financimet e duhura dhe Instituti I Sizmiologjisë është përjashtuar nga oponenca sizmike e ndërtimeve.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular