Gjendje shumë e rëndë e banorëve në Gjuricaj dhe Kërtushë të Ishmit dhe në Armath.” kështu shkruan kryedemokrati Lulzim Basha në rrjetet sociale, ndërsa ndan me ndjekësit foto albumin e vizitës në këtë zonë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Situata është emergjente, shkruan kryedemokrati ndërsa shton se 90 përqind e shtëpive në Gjuricaj janë dëmtuar rëndë, shumica jashtë përdorimit.
Ndërsa thekson se është emergjente rritja numrit të vlerësuesve në terren në mënyrë që vleresimi i objekteve të shtrihet në të gjithë zonat e goditura dhe të përfundojë sa më shpejt, Basha përsërit edhe një herë propozimin me tre pika të opozitës për qeverinë.