Zyra Qendrore e Operacioneve për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore vijon të përditësojë bilancin e dëmeve në zonat e prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.
Sipas kësaj zyre, të dhënat e mëposhtme janë regjistruar deri në orën 13:30 të kësaj të martë, ndërsa nga përditësimi i të dhënave vihen re së për pos Durrësit, Tiranës dhe Lezhës, dëme kanë pësuar edhe qarqet e Dibrës, Kukësit, Fierit, Elbasanit dhe të Beratit.
Të dhënat sipas qarqeve:
Vijojmë me përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës së institucioneve publike dhe Zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore që drejtohet nga ministri fuqiplotë në perimetrin e zonave të prekura, z. Bledi Çuçi, për adresimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, deri në orën 13:30 të ditës së sotshme në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.
QENDRA E RE DISPEÇER
Sikurse e njoftuam edhe dje, tashmë, janë në funksion të plotë tre numra të gjelbër në dispozicion të qytetarëve për çdo nevojë, për qarqet Durrës, Lezhë, Tiranë:
0694114100
0694114101
0694114040
Gjithashtu, për çdo shqetësim apo pyetje lidhur me tërmetin e datës 26 nëntor, qytetarët mund t’i drejtohen edhe Platformës së Bashkëqeverisjes:
www.shqiperiaqeduam.al
Deri në orën 12:00 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve është aktualisht: 101 (Tiranë – 32; Durrës – 59; Lezhë – 9; Elbasan – 1).
Shumica dërrmuese prej 79 thirrjesh ka qenë për verifikm dëmesh në banesë.
QARQET E PREKURA NGA TËRMETI
Qarqet më të dëmtuara: Durrës, Tiranë dhe Lezhë.
Qarqet e tjera ku ka dëmtime: Dibër, Kukës, Fier, Elbasan, Berat.
DËMET NË BANESA
Në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, bilanci paraprak operativ deri tani (ora 12:00) është si më poshtë:
Shtëpi të shembura: 1183 (Tirane 1311 , Durres 3821, Dibër 2)
Shtëpi të dëmtuara rëndë: 5497 (Tiranë 1311, Durrës 3821, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)
Shtëpi të dëmtuara lehtë: 3520 (Tirana 3199, Dibër 73, Elbasan 248)
Pallate të dëmtuara rëndë: 558 (Tirane 35, 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)
Pallate të dëmtuara lehtë: 335 (Tiranë 328, Durrës 461, Elbasan 7)
Shkolla të dëmtuara: 28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).
Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë)
Biznese të dëmtuara: 146 (Tiranë)
Qendra shëndetësore: 2 (Tiranë 1, Kukës 1)
Persona të evakuuar, strehuar në hotele, çadra, qendra sociale e familje:
Të evakuuar:……………………3224
Hotele:……………………………1961
Çadra:…………………………….964
Qendra sociale:………………..867
Familje:………………………….2525
Vijon ndërkohë, me intensitet puna në terren për inspektimin e të gjithë dëmeve në banesa nga ekipet vendase dhe ndërkombëtare në tëgjithë qarqet e prekura.
Duke falënderuar partnerët dhe të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, grupit të 55 ekspertëve nga Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra, Maqedonia e Veriut dhe Franca, që i’u janë bashkuar 74 ekspertëve shqiptarë, dëshiroj të njoftoj se sot i janë bashkuar edhe 30 inxhinierë nga Kosova, duke e çuar numrin gjithsej, në 159.
Ndërkohë, kemi një përditësim të bilancit paraprak të inspektimeve, dhe situata për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, është si në vijim:
Në qarkun Durrës për periudhën 29 Nëntor-2 dhjetor janë shembur nga rreth 17 objekte, prej të cilave:
Durrës – 9 objekte
Thumanë – 8 objekte
Janë në proces prishje në total në shkallë Qarku 6 objekte: 5 në Durrës dhe 1 pallat në Thumanë, si në vijim:
Akualisht po përgatitemi për prishjen e 2 objekteve, njëri 3-katësh dhe tjetri 5-katësh në Shkozet, Durrës
Vijon prishja e një objekti 5-katësh tek Lagjja Kënetë, Durrës
Vijon puna në prishjen e objektit 4–katësh në zonën e plazhit (pas hotel “Koral”)
Vijon puna për prishjen e objektit 5-katësh, hotel “Ljubana”
Vijon puna për prishjen e një tjetër objekti 4-katësh në zonën e plazhit (tek Rrota e Kuuqe)
Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:
- Në objektitn afër Kompleksit “Tropikal
- Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës
- Në kompleksin “Miramare”
- Në hotel “Vila Verde”
- Në ndërtesën e Familjes Lala, në Kënetë;
- Në objektin në Rr. “Bashkimi”, Durrës
- Në objektin në Rr. “Mujo Ulqinaku”, Durrës
Në Thumanë: Aktualisht, po pritet të filloi puna për prishjen një objekti. Në rang qarku Durrës janë 541 objekte të inspektuara deri sot në orën 12:00.
VULLNETARËT
Një falënderim i veçantë shkon edhe për ndihmën e pakursyer dhe përkushtimin e 239 Vullnetarëve dhe 15 OJF-ve të regjistruar në e-albania për përballimin e nevojave të qyetarëve të prekur nga pasojat e tërmetit.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe vëmendjen, ju njoftoj për takimin e rradhës me përditësimin e informacionit nesër në orën 18:30. Faleminderit!