“Kam vënë një bombë në Monumental”. Një telefonatë anonime që njoftonte prezencën e një eksplozivi në stadiumin e River Plate ka shpërthyer kaosin në Buenos Aires: stadiumi e gjithë zona përreth janë evakuuar, skuadra xheniere kanë kontrolluar cdo kënd të impiantit pa mundur dot të gjejnë asnjë bomba e në fund alarmi rezultoi i rremë. Sipas asaj që bën të ditur Marca, në fakt, bëhej fjalë vetëm për një vënie në skenë e idesë së cmendur të një student që donte të evitonte me cdo kusht një provim.
Sipas të përditshmes spanjolle, agjentët e policisë nisën një hetim për të kuptuar nga vinte telefonata e në pak kohë u gjet fajtori: një djalosh i një shkolle në Buenos Aires që sic duket nuk kishte studiuar.
Edhe Ministria e Brendshme ka konfirmuar: “Një i ri ka telefonuar, ka thënë se ka vënë një bombë e pastaj ka ndërprerë komunikimin. Ishte një student i shkollës pranë stadiumit. Në momentin e provimeve ndodhin këto gjëra ndonjëherë …”.