Tërmeti i 26 nëntorit nuk ishte një test për shëndetin mendor të Ilir Metës ashtu sikurse na u paraqit për muaj me radhë, por prova se rilindja e shtetit, jo vetëm ka dështuar, por gjithçka është në pikën më të errët. Si provë për këtë mund të merret paralajmërimi që kreu i shtetit i bëri kryeministit dhe institucioneve të tjera, për të parë gadishmërinë e vendit për të përballuar fatkeqësitë nayrore (letra e plotë poshtë).
Por çfarë ndodhi me ngritjen e këtij shqetësimi? Ashtu si çdo problem të madh, Rama e pa me syrin e një kllouni. Meqë ishe koha e sherrit për dekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ai tha në një intervistë: “Meta e ka kollaj, nxjerr një dekret dhe e anullon tërmetin”. Në disa fjalime me radhë ai e trajtoi presidentin si një të luajtur mendsh, ashtu sikurse ia donte politika e ditës. Edhe me larg shkoi si gjithmonë Elisa Spiropali. Qesharake në kopjimet pa fantazi, sikurse di të jetë vetëm ajo, edhe Mamica e Skënderbeut iu lut baba Xhikes ta shtynte tërmetin me dekret (faksimile e statusit të saj poshtë).
Pas nuk mbetën edhe kori i mediave pro qeveritare që shfrytëzuan një rast për t’u tallur me njeriun që po i krijonte shqetësime Ramës.
Pra i gjithë debati publik u zhvendos në hullinë “është çmendur apo jo Ilir Meta”; “A është mërrëzi të parashikosh tërmetet”; sikur halli më i madh të qe, nëse rilindja na kishte dhuruar me votat e saj, një president normal apo një të sëmurë mendërisht.
https://lapsi.al/wp-content/uploads/2019/12/mea-termet-2-300×262.jpg 300w, https://lapsi.al/wp-content/uploads/2019/12/mea-termet-2-768×671.jpg 768w” sizes=”(max-width: 773px) 100vw, 773px” style=”margin: 0px; padding: 0px; border: 0px; outline: 0px; font-size: 19.2px; vertical-align: baseline; background: rgb(255, 255, 255); max-width: 100%; height: auto; color: rgb(31, 31, 31); font-family: “PT Serif”, serif; font-style: normal; font-variant-ligatures: normal; font-variant-caps: normal; font-weight: 400; letter-spacing: normal; orphans: 2; text-align: start; text-indent: 0px; text-transform: none; white-space: normal; widows: 2; word-spacing: 0px; -webkit-text-stroke-width: 0px; text-decoration-style: initial; text-decoration-color: initial;”>
Por po ta lexosh sot pas në kohë, letra e presidentit nuk e ka fokusin as tek mbiemri apokaliptik as tek gjenialiteti për të parashikuar dridhjet sizmike të tokës. Ajo i kërkon qeverisë një gjë të thjeshtë: “A keni marrë masa për të përballuar fatkeqësitë natyrore?”. Ose sikurse thuhet shprehimisht në letër: “Cilat janë kapacitetet tona për përballimin dhe masat e marra nga ana juaj, nëse vendi ynë do të goditet nga një tërmet i përmasave të tilla? Çfarë masash janë marrë apo do të merren për të reaguar në kohë dhe për të minimizuar pasojat e mundshme në nivel qëndron dhe vendor? Nëse e gjykoni të domosdoshme, jam i gatshëm të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare menjëherë qoftë dhe vetëm për këtë çështje, pasi çdo nënvlerësim i situatës mund të jetë me pasoja tragjike për jetën e qytetarëve në radhë të parë”.
Madje presidenti këmbënguli tek kjo pjesë e mesazhit të tij edhe kur u pyet nga ato media që e kishin tallur për çmendurinë e tij (video poshtë).
Ashtu sikurse rezultoi në 26 nëntor, shteti i kllounit që jepte shfaqje në parlament për sëmundjen mendore të Metës, nuk kishte arritur të merrte asnjë masë. As njerëzit nuk ishin nxjerrë nga godinat që ishin krisur nga tërmeti i parë, edhe rezervat e shtetit ishin bosh sa arritëm në pikën që NATO-s t’i kërkonim çarçafë dhe jastëkë, edhe qentë që zbulojnë njerëzit në rrënoja i morëm borxh nga Kosova.
Në ditën e parë forcat tona të shpëtimit gërmonin me duar mbi gërmadha dhe ato nuk kishin asnjë pajisje për ditë të vështira. Si për ironi të fatit edhe qendrës sizmiologjike të Durrësit i ikën dritat, nuk kishte as gjenerator dhe nuk e regjistroi dot përmasën e fatkeqësisë.
Ky është shteti i rilindasve, të cilët kanë vetëm një meritë, që edhe kur të lënë të vdesësh, përpiqen të të bëjnë për të qeshur. Ashtu siç vepruan me talljen e Metës për tërmetin apokaliptik duke anashkaluar fare problemin real që ngrinte ai.
Prandaj sot pas fatkeqësisë ne këmi mësuar një gjë: Jo është apo s’është Ilir Meta me shëndet normal mendor, as nëse ka ai ndonjë dhunti hyjnor e për të parashikuar atë që nuk e bën dot as shkenca, por se drejtohemi nga një tufë sharlatanësh karagjozë, të cilët e vetmja gjë që dinë të bëjnë është të zgërdhihen mbi rrënoja. Lapsi.al