Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Suk të Roskovecit në Fier, ku raportohet se një 19-vjeçar akuzohet se ka përdhunuar motrën e tij.
Burime zyrtare nga policia thanë për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Dorjana Bezat se i riu me inicialet S. F., dyshohet se më datë 3 dhjetor ka kryer marrëdhënie seksuale me te motrën 16-vjeçare. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesë, ndërkohë që nuk dihet nëse prindrit kanë qenë aty apo jo.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa policia po heton.