BallinaKryesoreEdi Paloka: Qeveria në Parlament i jep vetes dekorata ndërkohë që ditën...

Edi Paloka: Qeveria në Parlament i jep vetes dekorata ndërkohë që ditën e tragjedise nuk kishte as doreza pune

spot_img
spot_img

Edi Paloka: Qeveria ne Parlament i jep vetes dekorata nderkohe qe diten e tragjedise nuk kishte as doreza pune. Kjo ishte sjellja “ekselente” e qeverise.

Te pafytyre ! Ne vend qe te japin llogari e te mbajne pergjegjesi, kane dale te marrin dekorata ne sallen e Parlamentit. “Qeveria ka vepruar ne menyren me ekselente”- thote nje ministre e qeverise se babezise dhe duke hyre ne rol , njesoj si kryekllouni , shton se “po i mbaj lotet deri sa te mbaroj fjalimin”…
“Ishim tek pallati i shembur ne Durres qe heret ne mengjes”- tha. Thua se kjo eshte detyra e qeverise.
Opozita vertete ka heshtur keto dite per pergjegjesite, po jo qe keta te pafytyre ne vend qe te mbajne pergjegjesi, te fillojne te ndajne dekorata per njeri tjetrin.
Isha dhe une ate mengjes ne Durres, per fat te keq i pafuqishem si shume te tjere. I pafuqishem si disa nga familjaret e atyre qe ishin nen rrenoja. Sigurisht qe nuk kam gje tjeter vec falenderimeve si per zjarrfiksit ashtu dhe per punonjesit e policise qe ndodheshin aty. POR…
Ne qe ishim aty pame se keta njerez qe kishin ardhur per emergjence, NUK KISHIN AS DOREZA PUNE e jo pajisje te tjera.
Me vjen keq qe detyrohem te permend nje detaj; njeri prej familjareve qe kishte njerzit nen rrenoja, ka qene deputet i Kuvendit te Shqiperise dhe dilte vete, i deshperuar si nje njeri qe ndihet i pafuqishem te ndihmoje te dashurit e tij, e ju kerkonte fqinjeve te pranishem te sillnin KOVA nga shtepite per te hequr mbeturinat…
Kjo ishte gatishmeria dhe sjellja “ekselente” e qeverise. E kesaj qeverie qe pas termetit te shtatorit ne vend qe te merrte masa, deklaronte nepermjet Xhackes se jemi me te pregatitur se kurre per emergjenca.
Nderkohe kaosi total qe vazhdon nuk pritet te sjelle asgje te mire per mijera familje ne fatkeqesi. Ato familje e ata njerez nuk kane nevoje per spektaklin dhe karagjozlliqet e kryeministrit , as per shfaqjen e ministreshave qe me veshje te zeza bejne sikur mbajne lotet ne podiumin e Parlamentit dhe thurrin lavde per “shpetimtarin” ne krye te tyre. Kjo eshte rruga per ta bere edhe me te thelle krizen dhe renduar fatkeqesine.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular