BallinaAktualitetNdahet nga jeta Reshat Kripa, Basha: Me të motrën Drita Pelinku, i...

Ndahet nga jeta Reshat Kripa, Basha: Me të motrën Drita Pelinku, i palodhur në betejën për demokraci

spot_img
spot_img

Mësova me dhimbje të thellë ndarjen nga jeta të z. Reshat Kripa, pinjoll i një nga familjeve më të njohura të Vlorës dhe një luftëtar i paepur kundër diktaturës dhe për lirinë e individit.

Z. Kripa e njoha fillimisht nga librat që flisnin për rezistencën ndaj diktaturës komuniste, ku Reshati, që në moshën 15 vjeçare, bashkë me dy shokë të tij, shpërndante thirrje-trakte për rrëzimin e diktaturës. “Duke pasur flamurin kuq e zi të Skënderbeut të ngrihemi që të gjithë të luftojmë për lirinë e grabitur”, thuhej në njërin nga traktet e 15-vjeçarit Kripa. “Për Shqipëri, për liri, për flamurin kuq e zi”.

Firmosur nën pseudonimin “Atdhetari”, kjo veprimtari e hershme e Reshat Kripës do të shenjonte në fakt të gjithë jetën e tij. Në burgun e hershëm për minorenët, e më vonë në burgjet e gulagët e diktaturës, Reshati do të nuk e pranoi kurrë rreshtimin e Shqipërisë përkrah diktaturave komuniste.

Edhe pas rrëzimit të Perdes së Hekurt, Reshat Kripa mbeti Atdhetari që kish qenë, një luftëtar i rangut të parë kundër çfarëdolloj tentative për restaurimin e pushtetit të nomenklaturës. Ai së bashku me të motrën, aktoren e paharruar Drita Pelinku (Kripa), u angazhuan pa u lodhur në betejën e demokracisë së re të Shqipërisë për respektimin e të drejtave të njeriut.

Reshat Kripa ishte themelues i Shoqatës së Ish-të Përndjekurve Politikë dhe një aktivist i pashoq në betejën për rehabilitimin, integrimin dhe dëmshpërblimin e drejtë të ish-të përndjekurve politikë. Në këtë sfidë të dytë të jetës së tij pata fatin ta njoh personalisht Reshat Kripën dhe të ndaja me të energjinë e angazhimit për një kauzë të drejtë.

Me largimin e tij, familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë, por aktivizmi i tij politik, publicistik e shoqëror do të mbeten trashëgimia e tij më e vyer për bashkëvuajtësit, si dhe të gjithë shqiptarët që ndanin me të aspiratën për ta parë sa më shpejt Shqipërinë një anëtare të denjë të familjes europiane.
U prehtë në paqe!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular