Pasgoditjet e tërmetit të 26 nëntorit vazhdojnë të bien në detin Adriatik, por jo me një intensitet të lartë. Tërmeti më i fundit që ka goditur në brigjet e Adriatikut para nje ore, 54 kilometra larg Tiranës dhe 32 kilometra larg Lezhës ishte i fuqise 3.7.
Pas tërmetit fatal të 26 nëntorit janë shënuar me qindra lëkundje. Gjate nates pati tre lekundje.