BallinaAktualitetTragjedia e 26 nëntorit. Vasili: 10 pyetje që rëndojnë mbi Edi Ramën

Tragjedia e 26 nëntorit. Vasili: 10 pyetje që rëndojnë mbi Edi Ramën

spot_img
spot_img

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat u shpreh se pasojat e tërmetit të 26 nëntorit nuk janë vetëm për shkak të fatkeqësisë natyrore, por edhe për shkak të dështimit të qeverisë “Rama”.

Nënkryetari i LSI-së i drejtoi kreut të qeverisë Edi Rama 10 pyetje publike për mënyrën se si reaguan institucionet pas tërmetit të 21 shtatorit dhe pas tragjedisë së 26 nëntorit. “Tërmeti i 21 shtatorit dhe ai i 26 nëntorit nxori në shesh më qartë se kurrë që në krye të shtetit ishte qeveria që nuk përballet me hallet dhe problemet e qytetarëve por thjesht dhe vetëm një qeveri arrogante dhe një qeveri e propagandës. Një qeveri tërësisht e shthurur organizativisht, tërësisht e paaftë, arrogante në maksimum. Qeveria që u shfaq në këto momente shumë delikate dhe në krye të kësaj qeverie ishte një kryeministër tërësisht i paaftë që kryen vazhdimisht shëtitje mediatike në vend të zgjidhjes së problemeve shumë kritike të qytetarëve”,- tha Vasili.

Ai shtoi se përgjegjësia e 26 nëntorit si tërmeti i shkatërrimit të madh fillon nga hetimi i përgjegjësisë penale të kryeministrit, për tërmetin e 21 shtatorit. Vasili u shpreh se qytetarët kuptuan këto ditë se nuk kanë një qeveri normale, por vetëm zyrtarë që bëjnë propagandë. “Shqiptarët kuptuan qartë se nuk kishin në anën e tyre një qeveri që i mbron, por kishin thjesht dhe vetëm një kryeministër dhe qeveri që shet minuta televizive, propagandë e që nuk zgjidh asgjë, bile poshtëron viktimat me një dezinformim të strukturuar kriminal dhe mediatik të saj. Sot shqiptarët kërkojnë me forcë, me insistim dhe me dhimbje njëkohësisht përgjigje për të paktën 10 pyetje të cilat rëndojnë mbi Edi Ramën, si përgjegjësi e drejtpërdrejtë e tij, si kryeministri i kësaj qeverie të paaftë dhe tërësisht arrogante.”,- tha Vasili.

Pyetjet publike të Petrit Vasulit për qeverinë dhe kryeministrin:

  1. Së pari, përse Edi Rama nuk shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore, megjithëse vendi u përball me një katastrofë të jashtëzakonshme, siç ishte ajo e 21 shtatorit?
  1. Përse nuk i izoloi ndërtesat e dëmtuara rëndë dhe tepër të rrezikuara, megjithëse ministrja e Mbrojtjes, e po kësaj qeverie deklaroi publikisht më 23 shtator se 915 banesa u dëmtuan, ndonëse numri real i tyre ishte realisht më i lartë?
  1. Përse nuk i evakuoi banorët nga ndërtesat e dëmtuara dhe për pasojë tepër të rrezikuara për jetën dhe shëndetin e qytetarëve?
  1. Përse nuk mobilizoi një ekspertizë ndërkombëtare të kualifikuar dhe evidentimin e ndërtesave të dëmtuara rëndë ta bënte me një cilësi të lartë teknike dhe siguruese të plotë?
  1. Përse nuk mori asnjë masë për plotësimin e rezervave të shtetit me të gjithë materialet e nevojshme për përballimin e situatave të tilla?
  1. Përse nuk iu drejtua për ndihmë asnjë shteti apo institucioni ndërkombëtar për plotësimin dhe gatishmërinë e ekipeve të kërkim-shpëtimit, të cilat rezultonin në një gjendje të mjerueshme, ashtu siç u provua në 26 nëntor?

7- Përse nuk ishte fare përpara 21 shtatorit Agjensia Kombëtare e Emergjencave Civile dhe pse Ligji i Emergjencave Civile ishte i miratuar më parë dhe ajo u miratua vetëm më 27 nëntor, një ditë pas tërmetit të dytë shuë të rëndë të 26 nëntorit?

8- Përse nuk u morën fare në konsideratë dhe nuk u bë asgjë lidhur me kërkesat e qarta dhe të drejtpërdrejta të Presidentit të Republikës për gatishmërinë e përballimit të situatave emergjente nga tërmetet, si dhe ato të përsëritura sërish nga Presidenti i Republikës me 23 shtator, ku u kërkua vlerësimi i kërkesave për Agjensinë Atomike për vlerësimin teknik të thelluar dhe të specializuar që evitonte çdo risk për jetën e qytetarëve?

9- Pse u deklaruan të sigurta, në mënyrë të pavërtetë dhe pa ekspertizë inxhinierike të specializuar të gjitha shkollat, çerdhet, kopshtet që janë me qindra vetëm 24 orë pas 21 shtatorit, kur kjo përgjegjësi e sigurisë së tyre u mor në mënyrë fiktive dhe tepër rrezikuese nga vetë ministrja për mijëra fëmijë që frekuentojnë këto shkolla dhe ku 26 nëntori nxori në pah realisht fiktivitetin dhe mos bërjen reale të kësaj ekspertize?

10- Përse prishja e banesave dhe insistimin e kryeministrit kryhet me nxitim, pa hetim të thelluar dhe shterues, duke fshehur provat që do të çonin përpara përgjegjësisë ligjore përgjegjësit e tragjedisë njerëzore të vdekjes së 51 qytetarëve, duke filluar nga nivelet më të larta të shtetit dhe deri te nëpunësi më i fundit?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular