Dje, në kryeqytetin e Shkupit, u organizua një ceremoni solemne për të nderuar Unionin Artistik të Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit ë Skënderbeut” me President Mjeshtrin e Madh Azgan HAKLAJ, artist, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, autor i disa librave me interes kombëtar, i vlerësuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mr. Talat XHAFERI, ndau “MIRËNJOHJE” për Unionin Artistik tëq Kombit Shqiptar, me motivacionin: “ Në shenjë mirënjohje për promovimin e këngëve dhe valleve shqiptare në skenat kombëtare e ndërkomëtare për ruajtjen e lartësimin dhe përçimin tek brezat e rinj të vlerave të rralla e të çmuara të thesareve tona folklorike, kulturore, artistike në mbarë trojet etnike të kombit shqiptar”.
Në këtë event ceremonial në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në këtë Mirënjohje, thuhet tekstualisht: “Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, ju falenderon dhe e vlerëson lart misionin tuaj fisnik”, duke iu drejtuar Unionit Artistik të Kombit Shqiptar e Presidentit të saj Azgan Haklaj- Mjeshtër i Madh.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar e presidenti i tij janë nderuar me dekorata, tituj e mirënjohje nga Presidenti i Shqipërisë – i maparshmi Bujar Nishani e aktuali Ilir Meta; nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe, tani së fundit, në dhjetor 2019, edhe nga mr. Talat Xhaferi, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.