Nga Spiro Curra
Sot me 8 Dhjetor 2019, i bej Thirrje Studentizmit Shqiptar te jetesoje, Matricen Historike. Jane dy bote qe kundershtojne njera tjetren. Ringjallja e vlerave eshte ne kundershtim me sundimin e parase, rendi me kaosin social dhe krimin, hierarkia me barazitizmin deklarativ, stabiliteti social dhe ekonomik me mocionet e vazhdueshme dhe te papritura,marrja mbi vete e detyrave kunder angullimave per te drejtat false,shteti social kunder kapitalizmit te financave te larta, ringjallja e fese kunder materializmit, pjelloria kunder shterpesise, fryma e heroizmit kunder frymes se pazarllekut, shteti mbi shoqerine kunder shoqerise mbi shtetin, parimi i pergjegjesise kunder parlamentarizmit fasade, polariteti burre-grua kunder feminizimit, disiplina e pergjegjshme kunder lirise se çthurrur,njesite me te larta te familjes,shoqerise,shtetit kunder atomizmit social,martesa kunder idealit komunist te dashurise se lire,vetpermbushja ekonomike kunder pasurimit si nje qellim ne vetvete,Idealizmi kunder Racionalizmit. Por kundershtia me e madhe e te gjithave do te jete nje situate e re revolucionare qe do ti perfshije te gjithe brenda vetes. Uniteti i perendimit eshte Ideja e re dhe shqiptaret do jene pjese e rendesishme e Tij. Ideja e nje Europe te Bashkuar si nje unitet organik me mendim ne hapsire te gjere, larg provincializmit politik. Ketu bie ne kundershti koleksioni i mjerueshem i intelektualeve te djeshem me Patriotet, mbajtesit e idese se ardhshme…
Asnje epoke e meparshme, nuk ka qene kaq politike sa kjo. Kjo eshte epoka e politikes absolute,sepse e gjithe forma e jetes sone tani eshte nje funksion i pushtetit… Per te bere te mundur realizimin e kesaj Matrice duhet vetem Marshim.