BallinaKryesore“Ah, e ëmbla jonë Esielë”! Mesazhi therës i mësueses për vogëlushen që...

“Ah, e ëmbla jonë Esielë”! Mesazhi therës i mësueses për vogëlushen që mbeti nën rrënoja: Çfarë t’iu thoja syve të lotuar…

spot_img
spot_img

Tërmeti katastrofik i 26 nëntorit la pas shumë dhimbje, teksa mori 51 viktima, ku u shuan plotësisht disa familje. Mes viktimave ishin edhe 30-vjeçarja Diena Karanxha, me të ëmën dhe bijën e saj 8-vjeçare, Esielën.

Ikja e tyre ngjalli një trishtim të madh te shqiptarët, pasi pak vite më parë Diena kishte humbur edhe bashkëshortin e saj. Vdekja tragjike e Dineës me të bijën vijon të krijojë dhimbje, teksa një gjë e tillë është ndjerë edhe te nxënësit e klasës së tretë, ku mësonte Esiela, në shkollë “Marie Kaculini”, në Durrës, si dhe mësuesja e saj, Eda Katroshi.

Sot ata janë rikthyer në bankat e shkollës, por pa Esielën, mungesa e së cilës është ndjerë jo pak. Përmes një mesazhi në “Facebook”, mësuesja e të nxjerës përlot me fjalët therëse për Esielën.

“Sot, me datë 09.12.2019 rifilluam jetën. Rifilluam aty ku e kishim lënë. Më rrethuan duart e vogëlushëve të mi. Nuk kishte gëzim më të madh kur u takuam. U perqafuam fort, u puthëm. Poooooor…. Ah kjo zemër dhe këta sy nuk guxuan të kthejnë shikimin e mjegulluar nga lotët drejt bankës tënde, e dashura Esielë. E ëmbla jonë Esielë. Cfarë tu thoja syve të lotuar të Jusrës që nuk e mbante dot ngashërimin. Nuk duroi dot që ti u bëre engjëll me krahë për të na parë nga lart. Shokët dhe shoqet e patën të vështirë të të mos përmendnin. E zgjuara, e shkathëta, Esiela jonë. Do të të kujtojmë gjithmonë. Do të mbetesh një vogëlushe e mrekullueshme për të gjithë grupin tonë të klasës së tretë. U prehsh e qetë pranë prindërve të tu!”, shkruan mësuesja.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular