Të tjera lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e fundit në Durrës.
Mesditën e sotme dy tërmete të njëpasnjëshëm kanë goditur sërish qytetin bregdetar.
Tërmeti më i fortë është shënuar në Kepin e Rodonit me magnitudë 3.7 ballë me epiqendër në Detin Adriatik.
Ndërkohë që më herët është shënuar një tjetër tërmet 3.1 ballë.
Sipas sizmologëve këto pasgoditje janë normale.
Tërmetet do të vijojnë por jo me intensitetin e mëparshëm dhe jo me magnitudë më të lartë se 5.3 ballë.