BallinaAktualitetNesër pretenca për çështjen "Babale"/PD në mbështetje të Salianjit dhe gazetarit

Nesër pretenca për çështjen “Babale”/PD në mbështetje të Salianjit dhe gazetarit

spot_img
spot_img

Tesa Prokuroria pritet të jap pretencën lidhur me të akuzuarit e çështjes së famshme “Xhafaj-Babale”, ish deputetë të Partisë Demokratike do të jenë pranë Gjykatës së Tiranës për të mbështetur ish deputetin Ervin Salianji dhe gazetarin Jetmir Olldashi.

Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e martë, në orën 13:00, kur prokuroria do të japë pretencën për çështjen që mbajti për thuajse 1 vit ndezur debatin politik në Shqipëri, duke e polarizuar situatën për shkak të pretendimit pre favorizim nga ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, të vëllait të tij te dënuar në Itali me 7 vjet e 4 muaj burg.

Ishte pikërisht publikimi i audio-përgjimit nga PD dhe ish deputeti i saj që detyruan vëllain e ministrit të brendshëm asokohe të vetëdorëzohej tek autoritetetet italiane, ndërkohë prokuroria nisi një hetim sipas opozitës për të shpëtuar trafikantin e drogës dhe për të kërcenuar denoncuesit.

Akuza e prokurorisë për kallëzim të rremë në bashkëpunim parashikon burgim deri në 5 vjet burg për Ervin Salianjin i akuzuar si organizator se bashku me gazetarin Jetmir Olldashi dhe te pandehurit Veliu dhe Alizoti.

Pretenca për çështjen në një kohë kur vendi pasojat e tërmetit tragjik dhe inekzistencën e qeverisë, mund të shihet sërish si një mjet për të devijuar vëmendjen dhe si një kërcënim për opozitën,

Ish-deputeti Salianji është shprehur disa herë se, kryeministri Edi Rama ka prokurorë të tij që i paguan me lekët e qytetarëve dhe të cilët duan të shkëpusin vëmendjen nga krimi e ta mbajnë te opozita.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular