BallinaAktualitetHumbi gjithë familjen nën rrënoja, ja si është gjendja shëndetësore e Ramë...

Humbi gjithë familjen nën rrënoja, ja si është gjendja shëndetësore e Ramë Lalës, 17-vjeçarit që u dërgua në Itali

spot_img
spot_img

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se gjendja shëndetësore e Ramë Lalës, të vetmit të mbijetuar nga familja Lala në Durrës, që u shua nën rrënojat e tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, është e mirë.

E ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, ministrja Manastirliu deklaroi se fatmirësisht 17-vjeçari Ramë Lala ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas saj, i riu i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe i duhet kohë për t’u rikuperuar, por gjendja e tij është e stabilizuar.

 

rame-lala1-762x450

“Ramë Lala është shumë mirë, ka superuar çdo lloj rreziku. Kam marrë informacion të përditshëm, gjendja e tij është e stabilizuar. Ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale dhe duhet kohë për t’u rikuperuar. Gjendja e djalit është nën monitorim. Nuk kemi pasur rast tjetër të komplikuar për ta çuar jashtë”, tha ministrja.

Sa është numri i të plagosurve që ndodhen jashtë dhe si është gjendja e tyre shëndetësore?

Janë 3, Ramë Lala, Marlin Shkodra, Albert Cara. Të tre janë në gjendje shëndetësore të mirë, këta dy të fundit janë në terapi. Ne po marrim informacione, kam qenë në komunikim direkt edhe për këta dy të fundit. Derisa të bëhen mirë, nuk mund të kthehen.

Pse ndërruan jetë disa persona pasi u nxorën nga rrënojat?

Këtë përgjigje mund ta japin ekspertizat mjeko-ligjore. Është bërë një punë fantastike e të gjitha ekipeve të kërkim-shpëtimit. Më shumë se 40 persona janë shpëtuar prej tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular