Autoritetet italiane në Brindisi kanë sekuestruar një gomone me 334 kg lende narkotike, ndërsa në pranga ka rene një shtetas shqiptar, ende i paidentifikuar. Operacioni është kryer në brigjet e Brindizit, ku Guardia di Finanza ndaloi mjetin lundrues, brenda te cilit u gjeten 186 pako me lende narkotike.
Sipas mediave italiane, policia beri nje kontroll te detajuar te mjetit, pas deklaratave kontrakditore te shtetasit shqiptar. Pas kontrollit në bordin e gomones u gjetën 186 pako, brenda te cilave kishte 310 kg marijuanë dhe 24 kg hashash.
Nëse lënda narkotike do të hidhej në treg do të kapte vleren e 4 milionë eurove. Gomonia 5 metër e gjatë dhe me një motor të fuqishëm që përdorej për trafik droge u konfiskua, ndërsa në pranga u vu shtetasi shqiptar, i cili do te perballet me akuzen e trafikut nderkombetar të drogës.